E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi Policia ndalon gazetare nen shqetesimet per komplot anti-qeveritar

Policia turke ka ndaluar disa gazetare si pjese e nje nderhyrjeje te dhunshme te debatuar ndaj nje rrjeti te akzuar se po komplotonte per te rrezuar qeverine. Policia kreu kerkime ne shtepite e 11 njerezve shumica gazetare gjate bastisjeve ne fillim te muajit ne Stamboll dhe Ankara diten e sotme. Bastisjet dhe ndalimet jane pjese e nje hetimi te vazhdueshem ne rrjetin Ergenekon nje grup laik per te cilin autoritet dyshojne se po planifikonte bombardime dhe sulme te tjera per te diskretituar qeverine e per te shkaktuar nje nderhyrje ushtarake. Mes te ndaluarve eshte dhe Ahmet Sik i cili eshte bashkeautori i nje libri qe flet per dhunen ndaj Ergenekon - it. Nje i ndaluar tjeter eshte Nedim Sebner nje gazetar investigativ per nje gazete te madhe turke. Muajin e kaluar autoritet arrestuan tre gazetare te nje faqeje interneti opozitare me dyshimin se kishin lidhje me grupin ne fjale. Me shume se 300 njerez mes tyre gazetare akademike politikane dhe zyrtare ushtarake ne pension jane arrestuar si pjese e hetimit. Kritiket thone se ndalimet jane nje perpjekje per ti mbyllur gojen opozites.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›