E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO sulmon kompleksin e Gedafit

Një sulm ajror i NATO-s në kryeqytetin libian, Tripoli, ka dëmtuar rëndë ndërtesat në kompleksin e Kolonel Gadafit. Raportet thanë se të paktën dy raketa të fuqishme kanë goditur kompleksin në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Një zëdhënës i qeverisë së Gadafit, tha se nga sulmi ishin plagosur 45 persona, ndërsa disa të tjerë konsiderohen të zhdukur. Kompleksi i Gadafit, ishte sulmuar edhe më parë. Analistë të mediave të huaja thanë se forcat e NATO-s po intensifikojnë sulmet në kryeqytetin Tripoli, gjatë ditëve të fundit. Të dielën, forcat besnike të Gedafit kanë bombarduar qytetin perëndimor të Misratës. Edhe pse më herët qeveria e Libisë bëri të ditur se do të ishin fiset e Gedafit ata që do të merrnin drejtimin e luftimeve, sërish trupat ushtarake të kolonelit kanë vijuar sulmet.

Të paktën gjashtë persona janë vrarë gjatë bombardimeve të fundit, në qytetin e Misratës. Një nga ushtarët e Gedafit i cili ka dezertuar tha për Agjencinë e lajmeve AFP se shumë ushtare duan të dorëzohen por janë të frikësuar pasi kryengritësit mund t’a ekzekutojnë.
Një ditë më parë Kuvajti njoftoi se do të financojë forcat e kryengritësve me një shumë prej 180 milion dollarësh dhe ndërkohë pritet që këto para të ndihmojnë luftëtarët të intensifikojnë sulmet e tyre drejt bazave të Gedafit.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›