E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja Obama organizon pritjen tradicionale me rastin e Pashkeve

Sot presidenti amerikan Barak Obama dhe familja e tij organizuan nje pritje per femijet dhe prinderit e tyre per traditen vjetore te rrokullisjes se vezeve te pashkeve ne kopshtin te Shtepise se Bardhe.

Presidenti zonja e pare Michelle Obama dhe vajzat e tyre Malia e Sasha moren pjese ne kete ngjarje ku u perfshine edhe lojera tregime perrallash dhe nje vizit nga Lepurushi i Pashkeve.

Zonja Obama vuri theksin ne temen mbi shendetin te quajtur Get Up and Go Ajo ka udhetuar ne gjithe vendin per te promovuar ngrenien e ushqimeve te shendetshme dhe ushtrimet fizike si pjese e fushates kombetare kunder mbipeshes tek femijet.

Ajo tha se ishte mrekulluar qe nje numer rekord prej 30 mije femijesh moren pjese ne keto aktivitete gjate dites se sotme.

Shtepia e Bardhe organizoi pritje per pese grupe me nga 6 mije njerez te cilet marren pjese ne aktivitete dy oreshe. Tradita e rrokullisjes se vezeve te Pashkeve ne Uashington daton nga viti 1878.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›