E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtepia e Bardhe denon publikimin e dokumenteve nga WikiLeaks

Informatat rreth njerezve te mbajtur ne burgun e Guantanamos perfshihen ne raportimet e vleresimit te burgosurve raporte te perpilura nga Departamenti i Mbrojtjes ndermjet viteve 2002 dhe 2009.

Dokumentet fillimisht u futen ne dore nga WikiLeaks. Njoftimet mbi permbajtjen e tyre u publikuan nga disa mjete shtypi perfshi gazetat The New York Times The Washington Post The Daily Telegraph si dhe Radio Publike Kombetare.

Sipas gazetes The New York Times raportet ushtarake tregojne se nje e treta e te liruarve nga burgu i Guantanamos ishin klasifikuar per rrezikshmeri te madhe para se tu dorezoheshin qeverive te tjera.

Shtepia e Bardhe thote se raportet ishin mes burimeve te tjera te informacionit te perdorura nga nje grup pune i krijuar nga presidenti Barak Obama ne vitin 2009. Paneli ne fjale shqyrtoi se cilet te ndaluar ne Guantanamo mund te denoheshin apo te mbaheshin perfundimisht dhe rekomandoi se kush mund te transferohej ne vendet perkatese apo vende te treta.

Te henen Sekretari i Shtypit te Shtepise se Bardhe Jay Carney perseriti ate qe ka thene administrata e presidenti Obama rreth daljes se dokumenteve te tjera nga WikiLeaks duke thene se  eshte eshte i pavend publikimi nga organizatat e mediave i dokumenteve qe jane shtene ne dore ne rruge te paligjshme.

Zoti Carney tha se publikimi i raporteve sipas tij nuk perben lajm. Ai theksoi se konkluzionet e dala nga dokumentet nuk ishin domosdoshmerisht te njejta me ato te bera nga grupi i punes  i qeverise per vleresimin e Guantanamos.

Nuk duhet te supozoni se konkluzionet e grupit te punes ishin te njejta me ato te raporteve mbi individet e ndaluar. shte e rendesishme te theksohet sepse Raporti mbi Vleresimin e te Ndaluarve ne 2006 mund te reflektoje ose jo raportin e administrates pikpamjet e qeverise ne vitin 2011 mbi individet e ndaluar.

Nje deklerate e perbashket nga Departamenti i Mbrojtjes dhe Departamenti i Shtetit thote se vleresimet me te reja te ndaluarve te bera nga grupi i punes i burgut Guantanamo n vitin 2009 mbetet sekret.

Burgu Guantanamo strehon 172 te ndaluar. Rreth 600 njerez u transferuan jashte atij burgu qe nga hapja ne vitin 2002 gjate administates se ish presidentit  Xhorxh Bush.

Sekretari i Shtypit te Shtepise se Bardhe Carney tha se presidenti Obama mbetet i angazhuar per mbylljen e ketij objekti. Muajin e kaluar administrata shpalli rifillimin e gjyqeve ushtarake ndaj te ndaluarve pas dy vitesh ngrirje gjate se ciles u perplas me pengesa politike per te zhvilluar gjykime civile ne Shtetet e Bashkuara per te ndaluarit e Guantanamos

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›