E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i të dielën do t'i shmanget Mitrovicës

EULEX-i mësohet se ka këshilluar pjesëtarët e vet që ditën e dielë të mënjanohen nga zhvillimet në Mitrovicë.
Zëdhënësja e Misionit të BE-së, Karin Limdal nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë me arsyetimin se nuk mund të komentohen çështjet e brendshme, por ajo ka thënë për Radio Dukagjinin se nuk parashikohen probleme gjatë fundjavës në Mitrovicë.

Mitrovica pritet të jetë kryeqëndra e zhvillimeve ditën e dielë, ku do të zhvillohen zgjedhjet lokale të organizuara nga Beogradi, protesta e Veteranëve të Luftës bashkë me Vetëvendosjen.

"Në bazë të të gjitha këtyre informatave, të gjithë pjesëtarët e misionit të EULEX-it këshillohen që t'i shmangen Mitrovicës, të dielën me 30 maj, dhe të gjitha vizitat në zonat me siguri të mesme në veri duhet të jenë strikte, dhe duhet të kryhen vetëm në raste të veçanta", thuhet mes të tjerash në letrën këshilluese të EULEX-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›