E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistem kompleks pluralist për shërbimet sociale

 (Të zbrapsim mentalitetin centralizues në shërbimet sociale)

Nga Gëzim Tushi

Gezim TushiUnë besoj se stadi i zhvillimit dhe ecuria e reformës së decentralizimit të shërbimeve sociale në Shqipëri, arritjet e shënuara dhe problemet e ndeshura mund të jen në vlerësimin objektiv të tyre, një shtysë e madhe në nxitjen e ritmeve të plotësimit të objektivave specifike të sferës sociale, të cilat tashmë nuk janë vetëm problem të shoqërisë tonë, por njëherësh kusht për thellimin dhe përshpejtimin e ritmeve të integrimit të vendit tonë në Familjen Europiane. Problemi është që gjërat që kemi nëpër këmbë dhe që janë ende të padefinuara konceptualisht dhe institucionalisht duhen diskutuar së bashku me qeverinë, pushtetin vendor dhe shoqërinë civile. Doemos në këtë problematikë gjërat duhen parë në logjikën e zhvillimit të tyre më ngushtësisht dhe duke i trajtuar më profesionalisht. Sidomos për problemet më të ngushta të fushës tonë, që kanë të bëjnë me përmirësimin e politikave dhe institucioneve të shërbimit social, duke lançuar ide, praktika, forma dhe metoda më të mira për përmirësimin e skemave të mirëqenies sociale për njerëzit në nevojë.

Në këto moment këto aktorë duhet të bëhen bashkë për të gjetur zgjidhjet dhe përshpejtuar reformat në fushën e shërbimit social dhe mbrojtjes së shtresave në nevojë. Por nuk besoj se është e nevojshme që të jenë bashkë ata që bashkohen me këto problem rastësisht. Zhvillimi i skemave të mbrojtjes sociale, zgjerimi i tipologjisë së shërbimeve sociale dhe përmirësimi i Hartës së Shpërndarjes së Institucioneve të Shërbimit Social në Shqipëri, kërkon kontribute konkrete, ide, praktika të mira të zgjerimit të shërbimeve nëpërmjet decentralizimit, që janë kusht me rëndësi që do të na ndihmojë që të arrijmë rezultate pozitive. Padyshim edhe duke mësuar nga përvojat dhe praktikat më të mira europiane të zhvillimit pluralist të shërbimeve përmes decentralizimit, duke zgjeruar njohuritë dhe duke përmirësuar stafet, konceptet, praktikat, standardet dhe cilësinë e shërbimeve sociale kudo në vendin tonë.

Duke qenë kështu tani mund të kemi shansin e mirë që të dialogojmë më shumë si profesionistë me njëri tjetrin, duke sjellë ide, përvojë, mendime për përmirësimin e punës së përbashkët, të shtetit, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Shërbimit Social Shtetëror dhe të Institucioneve Sociale më qëllim që të mund të bëjmë më të mirën, të përmirësojmë praktikat e mira të shërbimit social, duke rritur efektivitetin dhe përmirësuar rendimentin e kësaj pune me dobi të veçantë shoqërore.

Reforma e shërbimeve sociale është akoma në fazën kur ka nevojë për ide, alternativa dhe zgjidhje më të mira, për të çuar më tej arritjet dhe rezultatet e shënuara në fushën e shërbimeve sociale për individë, grupe dhe shtresa në nevojë.

Ka disa arsye që këtë detyrë e bëjnë imperative dhe shumë të rëndësishëm. Asnjëherë më parë koncepti për shërbimin social, për politikat, institucionet, aktorët e shërbimit dhe performancën e shërbimit social, nuk kanë qenë më mirë se sot. Por kjo nuk duhet të na vetëkënaq, sepse shërbimet janë gjithnjë përballë me sfidat e ndryshimit, ashtu si në të vërtetë në mënyrë paralele janë duke u zgjeruar edhe nevojat e shtuara të shoqërisë tonë. Ato nuk mbarojnë kurrë. Jo vetëm kaq, por koha e ka sjellë që të synojmë më shumë për të ndërmarrë politika për parandalimin e fenomeneve sociale, se sa për rehabilitimin social të sëmundjeve të modernitetit. Kjo është sfida më e madhe që kanë shërbimet sot, të cilat duken më të orientuara nga investimet rehabilituese dhe më pak tek ato të prevencës (parandalimit).

Shërbimi social në Shqipëri pas dy dekadave të reformave të pandërprera, momentalisht është duke përmbyllur reformën më të madhe politike, konceptuale dhe strukturore. Përfundimi i fazës së parë të decentralizimit, zgjerimi i tipologjisë së institucioneve të deinstitucionalizuara, zgjerimi i rrjetit të shërbimeve komunitare dhe përcaktimi përfundimisht i standardeve të shërbimit social për të gjithë llojet e shërbimeve ndaj njerëzve në nevojë, janë padyshim shtyllat themelore të reformës.

Padyshim, ajo që është thelbësore dhe nga e cila priten ndryshimet që po bën qeveria e re në fushën e politikave sociale, është ndryshimi i konceptit, strukturave dhe aktorëve që punojnë për mbrojtjen e njerëzve në nevojë dhe përballimin e kostove sociale të nevojave të tyre. Në këtë kontekst, besoj se prioritare do të jetë zgjerimi i rolit social, rritja e përgjegjësisë së pushtetit vendor, i cili duhet të shtojë gamën e shërbimeve dhe nivelin e mbështetjes së njerëzve në nevojë që ka në juridiksionin e vet. Pritmëritë e mëdha të qeverisë së re dhe politikat sociale të MMSR (Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë) për të dinamizuar skemat e mbrojtjes sociale dhe mbështetjen e njerëzve në nevojë, janë të lidhura së pari me përshpejtimin e ritmeve të decentralizimit të shërbimeve sociale, zgjerimin e gamës së shërbimeve rajonale dhe lokale të ofruara në nivel qarku, bashkie dhe komune për të qenë sa më afër nevojave të njerëzve, sa më pranë zgjidhjeve të tyre. Besoj se politikat e reja të qeverisë nuk do të sjellin asnjë iluzion superstatist, sepse ai është koncepti më pengues dhe që realisht nuk na ndihmon për të zgjidhur problemet që ka shoqëria vetëm me kujdesin social dhe buxhetimin e skemave të mbrojtjes së njerëzve në nevojë vetëm nga buxheti qendror i shtetit.

Përkundrazi rritja e rolit të pushtetit vendor, shtimi i gamës së shërbimeve dhe përballimi i kostove sociale prej tyre për njerëzit në nevojë të komunitetit, është thelbi i vërtetë i përfundimit të një reforme sociale nga e cila pritet shumë. Përgjegjësitë e pushtetit vendor për të krijuar struktura të reja shërbimi, për të konsoliduar ekzistueset, është një nga sfidat e kohës së sotme, komponenti më thelbësor për konsolidimin e formatit të shtetit social që synon një sistem të decentralizuar të shërbimeve sociale. Kjo do të thotë që pushteti vendor duhet të kthejë më mirë kokën nga përgjegjësitë sociale që ka për trajtimin dinjitoz të njerëzve në nevojë. Në kuptimin material po e po, por sidomos në kuptimin moral të vlerësimit të përgjegjësive që ka për shteti dhe pushteti vendor të përballuar dhe zgjidhur problemet e njerëzve në nevojë.

Përfaqësuesit e pushtetit vendor nuk mund të qëndrojnë sehirxhinj përballë halleve që kanë qytetarët e tyre. Koha kërkon që ata duhet patjetër, sot të mendojnë ndryshe për problemet sociale. Drejtuesit e tyre duhet të kenë tjetër vizion social lokal dhe nivel mendimi më gjithëpërfshirës në politikat që duhet të zbatojnë për zgjidhjen e tyre. Sepse Në një shoqëri e cila në parim është shumë e begatshme, ekzistenca e një skamjeje të përhapur gjerësisht në mesin e anëtarëve të hendikepuar dhe të vetmuar të shoqërisë, moralisht është e pakëndshme. Një shoqëri moderne pa ndonjë trajtë të shtetit efektiv në ndihmën sociale është e neveritshme sa spërshkruhet dot. (Ernest Gëllner, Konditat e lirisë, f 156)

Padyshim, që reformat e shërbimeve sociale në Shqipëri kanë shkuar në atë pikë të modernitetit, që asnjë hap në vend dhe ca më keq cdo kthim pas, do të ishte vetëm shkatërrim i saj që është arritur. Lufta dhe rezultatet e decentralizimit dhe deinstitucionalizimit të strukturave të shërbimit social, përmirësimi dhe ndryshimi radikal i kuadrit ligjor, politikave, institucioneve dhe karakteri pluralist i aktorëve që kanë përgjegjësi sociale sot, është në nivelin kur vetëm ecja përpara do të na çonte atje ku janë projektuar objektivat e përmirësimit të sistemit nacional të mbrojtjes sociale dhe zgjerimit të rrjetit kombëtar dhe lokal të institucioneve të shërbimit social. Përmirësimi i dukshëm i hartës së shërbimeve sociale, zgjerimi i rrjetit të institucioneve të shoqërisë civile, gjallërimi i moderuar i strukturave të shë

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›