E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvajti, 5 milione euro per qendren e Tiranes

Qeveria e Kuvajtit do te dhuroje 5 milione euro per realizimin e projektit fitues qe do te dale nga konkursi nderkombetar per rindertimin e Sheshit "Skenderbej"dhe Xhamise se Et'hem Beut. Dje, nenkryetari i Bashkise se Tiranes, Eduard Shalsi theksoi se "Kryeministri i Kuvajtit i eshte pergjigjur pozitivisht fteses se Kryebashkiakut Rama per te mbeshtetur konkursin nderkombetar per Sheshin "Skenderbej" dhe Xhamine e Et'hem Beut si edhe ka konfirmuar nje shume dhurate prej 5 milione eurosh per realizimin e projektit fitues". Nderkohe qe pervec ketij donacioni Kryeministri kuvajtian Sheik Naser Al Mohammad Al Ahmad Al Jaber Al Sabah ka ftuar per nje vizite ne Kuvajt, kryetarin e Bashkise se Tiranes, Edi Rama. Gjithashtu me palen kuvajtiane po diskutohet edhe per nje pakete projektesh sociale qe do te jene objekt bisedash gjate vizites se delegacionit te bashkisw sw kryeqytetit ne Kuvajt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›