Lupo, anëtari më i ri i gjigantit “Volkswagen”
Automjeti i radhës nga “Volkswagen” vjen me përmasa të vogla dhe mban emrin “Lupo”. Nëse mund t’u besohet burimeve të cilat thonë se filozofia e njëjtë është zbatuar edhe në emërimin e modeleve Sciroço, koncepti paralajmërues i këtij automjeti bart emërtimin Iroc dhe kjo do të praktikohet edhe për emërimin e “Lupo”-s të cilin e kishte paralajmëruar “Up”. Këtë “familje të re të vogël”, siç e quajnë në Volkswagen linjë e modeleve të reja të cilat do të bazohen në Up, do të marrë edhe Audi, Škoda e Seat. Sipas burimeve të afërta me prodhuesin, Lupo i ri do të jetë 3.445 metra i gjatë, 1.628 metra i gjerë, dhe 1.495 metra i lartë. Me fjalë tjera, do të bëhet fjalë për një automjet për gjysmë metra më të shkurtër se Polo, nën të cilin do të kategorizohet Lupo edhe për sa u përket çmimeve. Para së gjithash pritet një motorizim ekonomik të cilin do ta përbëjë motorët me naftë 1.0-litër me tre cilindra dhe 1.2-litër me katër cilindra me 65, respektivisht 75 kuaj fuqi. Në ofertë po ashtu do të duhej të gjendej motori 1.0-litërsh me benzinë me katër cilindra dhe 90 kuaj fuqi. Versioni BlueMotion me motorin e përmendur me naftë do të duhej të jetë bukur ekonomik sepse shpenzimi mesatar do të sillet rreth 3.5 litra për 100 kilometra të kaluara.
Lotus
Konfirmon modelin e ri “Esprit”
Prodhuesi Lotus ka konfirmuar se këtë vjeshtë në panairin parisien të automjeteve do të paraqes konceptin paralajmërues. Do të bëhet fjalë për një studim, i cili njëkohësisht do të paralajmërojë ardhjen e superautomjetit të Lotusit, trashëguesit të modelit Esprit. Ky është një hap në drejtimin e ri të cilin nga Lotus e kanë paralajmëruar rishtazi. Bëhet fjalë për një kthesë drejt modeleve më të rënda, mirëpo edhe më të rafinuara e luksoze, të cilët do të përballen me automjetet e prodhuesve të njohur Porsche, Ferrari e Aston Martin. Emri i risisë tani për tani mbetet i fshehtë, mirëpo askush nuk duhet të çuditet nëse do të përdoret emërtimi legjendar. Në fakt, modeli i fundit Esprit ka qëndruar në prodhim plot 28 vjet, e gjatë kësaj periudhe janë prodhuar rreth 10.700 njësi.
Indi
Prodhohet laptopi që kushton 35 dollarë
India ka prodhuar laptopin më të lirë të botës, një pajisje me
ekran të ndjeshëm në prekje e cila kushton vetëm 35 dollarë. Ministri i Zhvillimit të Burimeve Njerëzore, Kapil Sibal, këtë javë zbuloi pajisjen me kosto të ulët që është projektuar kryesisht për studentët, duke thënë se departamenti i tij kishte filluar bisedimet me prodhuesit global për të filluar prodhimin në masë, të një laptopi, i cili do të jetë i përballueshëm për të gjithë. "Ne kemi arritur një stad të zhvillimit sot, shtëpiza e kompjuterit, çipi, procesimi, lidhja, të gjithë komponentat në këtë pajisje do të kushtojnë rreth 35 dollarë, duke përfshirë memorien, ekranin, çdo gjë," tha ai në një konferencë shtypi.
Pajisja u zhvillua nga ekipet kërkimore nga një institut i avancuar i Indisë, përkatësisht Instituti indian i Teknologjisë dhe Instituti indian i Shkencave.
Tashmë me më shumë se 500 milion anëtarë
Ashtu siç është pritur, Facebook-u ka lajmëruar se e ka tejkaluar numrin e 500 milion përdoruesve në faqen e saj. Në një postim në blog, drejtori i “Facebook”, Mark Zuckerberg ka shkruar, “Unë kurrë nuk i kisha imagjinuar mënyrat me të cilat njerëzit e përdorin Facebook, dhe gjithsesi nuk e kam menduar këtë para 6 vitesh, kur ne patëm filluar. Ju falënderoj të gjithëve që e keni bërë Facebook atë që është sot, dhe për shpërndarjen e faqes në tërë botën”. Zuckerberg gjithashtu ka paralajmëruar edhe lançimin e fushatës, Facebook Stories, duke treguar për mënyra interesante të cilat njerëzit i kanë përdorur për rrjetin social. Lajmi për këtë arritje është shpërndarë në gjithë botën.
24 Korrik 2010