Vathët, si ti zgjidhni sipas formës së fytyrës
Molele të reja, forma nga më të ndryshmet, ndërthurje elementësh të rinj për çdo stinë, e kryesisht për stinën e verës. Vathët janë një nga aksesorët më të preferuar të femrave dhe për këtë arsye gjithmonë synohet të jenë të kombinuar me veshjen, çantën apo sandalet. Por nuk mjafton vetëm kaq: ju duhet të keni parasysh edhe formën e fytyrës kur blini një palë vathë të rinj. Mos u mjaftoni vetëm me ngjyrën dhe elementet e tjera. Më e rëndësishme është që ata t’ju shkojnë me formën e fyryrës. Ja disa nga këshillat që këta aksesorë të jenë të përshtatshëm.
Vathët nuk duhet t’i blini duke u bazuar në trendët e modës, por duhet përcaktuar për ata vathë që përshtaten më së miri me formën tuaj të fytyrës, thonë ekspertët e modës. Sipas rregullit, më së miri do t’u rrinë vathët që kanë formë të kundërt me formën e fytyrës suaj. Kështu, linjat e fytyrës ‘katrore’ do të përmirësohen nga vathët e rrumbullakët, kurse fytyrës së rrumbullakët i përshtaten më mirë vathët me forma të ndryshme gjeometrike.
Fytyra katrore
Për të gjitha femrat që kanë një fytyrë me formë katrore u sugjerohet të përdorin vathët e rrumbullakët sepse janë pikërisht këto që u shkojnë më shumë. Duhet të jenë të kujdesshme të mos përdorin vathë shumë të hollë e të gjatë, sepse rezultati nuk do të ishte perfekt. Vathët e rrumbullakët mund të jenë të plotësuar edhe me detaje të tjera, si për shembull me gurë.
Fytyra e rrumbullakët
Linjat e fytyrës me formë të rrumbullakët përshtaten më mirë me vathët me forma të ndryshme gjeometrike. Nuk është e rëndësishme se cila formë do të ishte më interesante, sepse ky është një detaj individual që nuk ka shumë rëndësi. Për këtë lloj fytyre mund të përdoreshin mjaft mirë edhe vathët me shumë shkëlqim.
Fytyra me formë zemre
Kjo lloj fytyre ka ballë më të gjerë sesa nofullat dhe për këtë arsye do t’i përshtateshin më shumë vathët me formë piramidale. Forma ‘diamante’ e fytyrës karakterizohet me ballë të gjerë, të fortë, me linjë katrore të flokëve dhe me nofulla katrore. Fytyra e tillë duket e gjerë në pjesën e faqeve, por e ngushtë në mjekër. Nëse keni fytyrë të tillë, atëherë duhet të vini vathë të cilët janë më të gjerë sesa të gjatë.
Fytyra ovale
Ato femra që kanë fytyrë ovale, një ballë më të gjerë sesa nofulla, kanë fat të madh, meqë u rrinë mirë gati të gjitha format e vathëve. Megjithatë, forma më e preferuar e vathëve për këto femra është ajo me korniza të buta, për shembull në formën e lotit, apo edhe vathët e vegjël, të imët.
Gabimet më të shpeshta gjatë vënies së grimit
Vënia e grimit në shpejtësi shpesh është një domosdoshmëri, por që na sjell kokëçarje të mëdha.
1. Llaku i njollosur i thonjve
Kur i lyeni thonjtë në momentin e fundit, pra në shpejtësi, sidomos me llak të errët, për largimin e gabimeve më së miri është që të përdorni lapsin me aceton. Rreth thonjve mjafton që ta kaloni këtë laps magjik, i cili është i zhytur në aceton dhe përnjëherë do të largohen sasitë e tepërta të llakut. Mund të përdorni edhe shkopinjtë e veshëve të cilët më parë i zhytni në aceton.
2. Grimcat e hijes kozmetike
Kur hija kozmetike, gjatë vënies, ju bie nën sy, mos u mundoni që ta largoni me duar, meqë vetëm sa do ta njollosni. Hiqeni atë me brushë për të kuq, e më pas, nën sy veni një shtresë të pudrës transparente. Para vënies së hijes në pjesën nën sy mund të veni një shtresë të trashë të pudrës pluhur, të cilën më pas e largoni me brushë.
4. Tepër buzëkuq
Nëse e keni tepruar me rastin e vënies së buzëkuqit kremoz, atëherë atë mund ta hiqni me anë të facoletave të lëngshme, me kujdes dhe vetëm në drejtim të tëmthave. Në fund, me gishta në fytyrë duhet ta veni pudrën e lëngshme, derisa ta arrini nuancën e dëshiruar.
5. Telashet me qepalla
Nëse doni që të veni disa shtresa të rimelit, atëherë duhet të pritni që secila prej tyre më parë të teret mirë. Por, nëse nuk keni kohë të mjaftueshme, ju këshillojmë që ta veni vetëm një shtresë, meqë në të kundërtën qepallat do t’u ngjiten. Lakuesin e qepallave përdoreni para vënies së rimelit, kurrsesi pas.
24 Korrik 2010