Rrobat e banjës dhe aksesorët pas plazhit
Nga rrobat e banjës, te çantat dhe aksesorët e tjerë. Për të gjithë ata që nuk kanë shkuar ende me pushime, ja disa këshilla të vogla për të bërë zgjedhjen e duhur.
Si të tërheqim vëmendjen në plazh
Bikini, trikini apo kostum i plotë? Premisat janë për argëtim të pafundëm të kësaj vere duke qenë se propozimet që na vijnë nga shtëpitë më të mëdha të modës janë të shumta. Ka për të gjitha llojet dhe për të gjithë trupat. Sigurisht që bikini vazhdon të rezistojë, por fantazia e stilistëve ka imagjinuar edhe pjesë të tjera me të cilat ato mund të kombinohen si pantallona të shkurtra apo minifunde. Shumë në mode janë edhe trikinit ose rrobat e banjës me tri pjesë, përmes të cilave mund të mbulosh defektet, sidomos ato në pjesën e barkut. Ngjyrat sigurisht shumë të ndezura. Përveç të zezës që nuk del nga moda asnjëherë, sidomos për vajzat e reja mund të përmendim lejlanë, të verdhën dhe jeshilen, blu, e bardhë dhe kafe. Pastaj për të fiksuarat pas modës, më shumë se bikini mund të përdoret mikro-kini, të reduktuara në pjesë të vogla që mbulojnë vetëm vendet intime. Ngjyra verore dhe të forta. Por moda nuk qëndron vetëm te rrobat e banjës. Në çdo sezon të ri, edhe shumë aksesorë bëjnë vërtet tendencë në plazh. Mbi të gjitha çantat, vathët dhe byzylykët. Gjithmonë në kombinim me rrobat e banjës dhe me madhësi që e kalojnë të paimagjinueshmen.
Rrobat e banjës trup, shumë në modë
Këtë verë, në paradën e plazhit kanë ndryshuar shumë gjëra. Kostumi i banjës trup është dizajnuar për të mbuluar një pjesë të mirë të tipareve femërore. Tashme ka ardhur momenti i provës së vështirë në plazh. Sipas opinioneve të stilistëve, por edhe të blerësve, truporet janë zgjidhja e duhur për të mbuluar defektet e trupit, por edhe ndonjë kile të tepërt që është vënë gjatë stinës së dimrit. Megjithatë, jo të gjitha vajzat janë dakord me tendencën e re, ndaj është e vështirë të thuhet se kush do ta fitoje këtë “lufte”, truporet apo bikinit. Për momentin, beteja mes dy tendencave duket se do të përfundojë me barazim. Gjithsesi, ata që mund t‘u vijnë në ndihmë vajzave janë stilistët. Padyshim që gjykimi i tyre vlen shumë, apo jo? “Kostumi më i mirë i banjës është ai me të cilin t‘i ndihesh më rehat. Nuk është dekolteja ajo që të zbukuron. Është më mirë të mbështeteni te perfeksioni i detajeve dhe përzierja e bukur e ngjyrave. Duhet të kemi parasysh që plazhi nuk është palestër", tregon stilistja Miuçia Prada. Mes risive të vitit 2010, stilistët tregojnë edhe bikini që ngjasojnë me ato të viteve ‘60, si ato që vishte dikur aktorja bukuroshe, Brizhit Bardo.
Eleganca në maksimum
Zakonisht, në imagjinatën tonë truporet janë thuajse një veshje skene, të cilat jemi mësuar t‘ua shohim aktoreve të mëdha, si Greis Keli në filmin "Në ndjekje të hajdutit", bukuroshes Ava Gardner dhe Rita Hajuorth, ikonat absolute të feminilitetit. Gjithashtu, edhe Doris Dej, por edhe nënave e tezeve tona. Në ndryshim nga sot, ku rrobat e banjës trup vishen për të mbuluar ndonjë defekt të dukshëm, Esther Uilliams i përdorte si rroba pune, kur bënte stërvitje apo ushtrime noti. Ajo që e lançoi e para kostumin e banjës trup ishte një atlete, notarja skandaloze australiane, Anet Kellerman. Ishte viti 1906, kur Anet u paraqit në një garë noti në Shtetet e Bashkuara me një kostum banje, ku kofshët ishin tërësisht të zbuluara, në mënyrë që të rrëshqisnin më mirë në ujë. Për këtë arsye (që kishte dalë me kofshë teë zbuluara), ajo u arrestua, u gjobit dhe u përjashtua nga gara.
Aksesorët për mbrëmjet pas plazhit
Gjatë këtij sezoni, përmasat e çantave janë gjigante, pak a shumë me modelin e valixheve, me lëkura me dizajno dhe mbyllje metalike, lëkurë pitoni apo krokodili: janë vërtet jashtë modeleve të zakonshme. Dhe ja ku shfaqen aksesorët grintozë të ofruara nga "Guçi", i cili riinterpreton atmosferën "glam-rock". Ngjyrat e koleksionit risjellin edhe një herë epokën "glam": ngjyre floriri, bronzi, e bardhë e hapur dhe e zezë me shkëlqim. Mbrëmjet vezullojnë nga çantat shumë të vogla horizontale "pailettes" (çantat e vogla serioze), mini-çantat horizontale të stampuara dhe rripa për mbajtje që i bëjnë të duken me serioze.
Nga Parisi vijnë "gaucho bags" të dizajnuara nga Christian Dior, koleksioni i të cilit ndjek atë të mbrëmjeve "Rock & Roll Style" dhe mega-çantat funksionale "Channel", si propozimet interesante për dimrin e ardhshëm. Dhe gjithnjë nga Franca ofrohet dhe koleksioni i Louis Vuitton, që i transformon çantat për tregun e gjerë: janë të shumta ato plastike, me shumë ngjyra, ashtu siç janë të veçanta ato me modelin "leopard".
24 Korrik 2010