MASH njeh diplomat e 50 studentëve për muajin korrik
Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon listën e dytë të diplomave që janë njohur nga ky institucion për muajin korrik. Bëhet fjalë për 50 studentë , për të cilët, procesi i njohjes së diplomës së fituar jashtë vendit ka përfunduar. Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila ka publikuar listën e aplikantëve që u është kryer njohja e diplomës në gjysmën e parë të këtij muaji. Tashmë, kandidatëve që iu është ekuivalentuar diploma e fituar nga studimet e kryera në vend të huaj edhe në vendin tonë, duhet të paraqiten pranë kësaj ministrie, për të tërhequr certifikatën e njohjes. Është hera e dytë që ministria e Arsimit dhe e Shkencës konverton diplomat e huaja brenda muajit korrik. Në muajin nëntor, kjo ministri bëri ekuivalentimin e rreth 204 diplomave të studentëve shqiptarë që kishin zgjedhur të kryenin studimet ë larta në universitet jashtë Shqipërisë. Më pas, në muajin maj, Sektori i Njohjes së Diplomave, pas shqyrtimit të dosjeve, konvertoi edhe 346 diploma të tjera të huaja. Nga njohja e diplomave kanë përfituar dhe 220 aplikantë në muajin qershor dhe korrik duke e çuar numrin e diplomave të ekuivalentuar në 770. Procedura për njohjet e diplomave ose certifikatave të huaja edhe në vendin tonë u ndryshua nga MASH, vetëm disa muaj më parë. Me ndryshimet e reja, e gjithë procedura e njohjes së diplomave dhe certifikatave duhet të përfundojë brenda 45 ditëve, nga dita kur dosja për aplikim është e plotësuar me dokumentacion e kërkuar. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se tarifa për procedurat e njohjes është 2500 lekë. Dokumentet pranohen origjinalë ose fotokopje të noterizuara. Dokumentet për shtetasit e huaj, duhet të jenë me përkthim të vërtetuar. Të paktën një nga dokumentet bazë që konfirmon diplomimin apo mbarimin e suksesshëm të kursit të studimit që do njihet, duhet të jetë i legalizuar me Vulën Apostille ose nga Ambasada Shqiptare, ose nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë. Në rast pamundësie të marrjes së legalizimit, aplikimi do të pranohet edhe pa dokument të legalizuar dhe do të procedohet sipas përcaktimeve të tjera.
Lista e njohjes së diplomave
1. Endrit Kofina
2. Nazife Hulaj
3. Adelaida Andoni
4. Florian Rakipi
5. Luciana Daija
6. Kujtim Xhani
7. Evis Opari
8. Vilma Zonja
9. Marsuela Kapllani
10. Ilir Çaka
11. Ilirjana Hasanaj
12. Alba Dhoksani
13. Irakli Bano
14. Flonja Çollaku
15. Elena Kokthi
16. Ana Sula
17. Ramadan Halimi
18. Fatjona Memçaj
19. Mario Çurcija
20. Orjada Lapaj
21. Klodian Çobo
22. Erjeta Xhediaj
23. Stela Arrasi
24. Erida Berdaj
25. Monika Thanasi
26. Suada B ojaxhi
27. Denisa Çerma
28. Igli Totozani
29. Julian Bundo
30. Dashnor Ibra
31. Najada Begaj
32. Agim Bezhani
33. Nevzat Tarelli
34. Ened Kacori
35. Theodoros Pervanas
36. Elona Varfi
37. Dorian Vito
38. Besnik Memetaj
39. Shkelqim Xeka
40. Adem Shala
41. Neshat Zeneli
42. Bora Neziraj
43. Ledion Canaj
44. Merita Barani
45. Fatmir Bardhoshi
46. Ervis Toni
47. Elton Petoshati
48. Ermal Xhaferi
49. Mariola Qesaraku
50. Elona Mehmeti
24 Korrik 2010