Tirana do Shoshin dhe VeliunTrajneri Alban Tafaj kerkon sulmuesin dhe mbrojtësin e Flamurtarit e të Kombëtares A, Franc Veliun

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Tirana (vendi i 4-t, 20 pikë) është duke projektuar merkaton dimërore, me synimin e qartë për të garantuar jo vetëm një vend në zonën europiane, por dhe një të ardhme të sigurt si në vijën e parë të sulmit, ashtu dhe në repartin e mbrojtjes.
LISTA E KAMPIONËVE
Trajneri i 24-herë kampionëve, Alban Tafaj, sipas “Sport Ekspres”, ka shprehur hapur dëshirën për të rekrutuar sulmuesin e Flamurtarit dhe të Kombëtares U-21, Odise Roshi (18 vjeç, 10 ndeshje, 3 gola këtë sezon) dhe mbrojtësin e Flamurtarit e të Kombëtares A, Franc Veliun (21 vjeç, 11 ndeshje këtë sezon). Të dy këta lojtarë konsiderohen edhe si e ardhmja e futbollit modest shqiptar. Gjatë merkatos verore, Franc Veliu pati dhe një testim te Sëlltiku i Gllazgout.
SITUATA TE FLAMURTARI
Në ndeshjen e fundit, Tirana fitoi pikërisht kundër Flamurtarit në Vlorë me rezultatin e pastër 2-0. Flamurtari, fituesi në fuqi i Kupës së Shqipërisë, ndodhet në vendin e fundit në Kategorinë Superiore, me vetëm 10 pikë në 12 ndeshje, duke bërë një nga sezonet më të dobëta në edicionet e fundit, e duke qenë në gjurmët e sezonit 2003-2004, kur ra nga Kategoria Superiore (14 pikë në 36 ndeshje).
Numri i klikimeve - 47
E Merkure, 02 Dhjetor 2009