E Diel, 1 Nëntor 2026

Me fitoren e pashmangshme, Skenderbeu i largohet zones se ftohte

Aranit Muraci
Nuk ka asnje rruge tjeter dhe ne mbledhjen e ardhshme, Komisioni i Disiplines pritet te zyrtarizoje trepikeshin ne tavoline per ekipin e Skenderbeut. Futbollisti i Vllaznise, Nika ka luajtur ndaj Skenderbeut, ne nje kohe qe ai nuk ishte shenuar ne protokollin e ndeshjes. Fitorja e Vllaznise, me rezultatin e ngushte 3-2, pritet qe te zhvleresohet me mbledhjen e radhes se Komisionit te Disiplines. Aktivizimi i nje lojtari, i cili nuk ishte parashikuar ne protokollin e ndeshjes bie ndesh me rregulloren dhe korcaret presin qe t'iu jepet 2-0 fitorja ne tavoline. Skuadra e Vllaznise ka pranuar gabimin ne protokollin e ndeshjes, keshtu qe ne klasifikim, pas perfundimit te ndeshjeve te javes se fundit, Skenderbeu i Mirel Joses do te kete edhe tre pike me teper. Nderkaq, pas Gramozit te Ersekes skuadra tjeter qe rrezikon renien eshte Kastrioti i Krujes. Krutanet jane mundur ne Vlore, 3-0 nga Flamurtari dhe kane zbehur shanset e mbijeteses. Fitoret e Apolonise dhe te Teutes, perkatesisht ndaj Dinamos dhe Beses, kane ngjeshur ekipet ne fund te klasifikimit. Trajneret e skuadrave, duke filluar nga vendi i dyte, ku eshte ngjitur Tirana, shprehen te bindur se asgje nuk eshte e sigurte dhe vetem rezultatet dhe ndeshjet e mbetura do te vendosin gjithcka ne fund. - "Jemi ne nje faze ku nuk na lejohen gabime. Objektivi jone do te varet edhe nga rezultatet e skuadrave te tjera, por e rendesishme ishte qe triumfuan ndaj Kastriotit dhe tani po mendojme per ndeshjen e ardhshme," - theksoi Gugash Magani, trajneri i skuadres vlonjate. Flamurtari mbylli per shume kohe klasifikimin, por eshte larguar disi nga zona e ftohte, ku ka rene Apolonia, qe deri ne fillim te fazes se dyte ishte mes pretendenteve per nje vend ne Evrope. Jane tashme fieraket e trajnerit Hasan Lika ata qe kerkojne te mbijetojne mes skuadrave me te mira, sikurse edhe Teuta e Trajnerit Ylli Shehu nuk do ta kete te lehte qendrimin ne Superiore.

Kategoria e Pare
Java e 26-te
Memaliaj-Gramshi 2-0
Turbina-B.Sport 1-1
Pogradeci-Sopoti 3-2
Beslidhja-Bylis 1-0
Ada-Luftetari 3-1
Lushnja-Partizani 4-0
Elbasani-Burreli 3-0
Kamza-Skrapari 2-0

Bylis 63
Elbasani 52
Lushnja 51
Kamza 50
Partizani 48
Ada 42
Pogradeci 42
Luftetari 33
Beselidhja 31
Burreli 29
B Sport 28
Gramshi 25
Turbina 24
Skrapari 24
Memaliaj 20
Sopoti 18

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›