E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnja i ka të gjithë kundër, shpresat te ndeshja shtesë

Nga Julian Kasapi

Verdhejeshilët nuk mundën të merrnin më shumë se një pikë në fushën e Gramshit, ku vendësit luajtën ndeshjen e jetës

Lushnja është kthyer nga Gramshi vetëm me një pikë. Barazimi në këtë transfertë e largon më shumë nga vendi i dytë skuadrën e drejtuar nga trajneri Malko, që duket se është e vetme dhe askush nuk ka dëshirë që ajo të ngjitet në elitën e futbollist shqiptar. Në disa ndeshje të rivalëve ka pasur shfaqje teatrale, ndërsa Lushnja luan futboll me maksimumin e forcave të saj, madje edhe kur ndëshkohet padrejtësisht nga gjykimi.

Është e lehtë të kuptohet që kompromiset janë bërë dhe se lushnjarët e vetëm nuk kanë asnjë shans të bëjnë lojën e tyre të drejtë deri në fund. Gramshi, komod dhe pa probleme në tabelë, ka luajtur ndeshjen e jetës ndaj Lushnjës, ndërkohë që nga ana e tifozërisë vendase nuk munguan goditjet me sende të forta ndaj asistentit Dervishi.

Loja u ndërpre që ky i fundit të mjekohej, pasi ishte çarë në kokë. Nuk munguan as sjelljet e pahijshme dhe sharjet në kor të tifozërisë gramshiote, por që me siguri Komisioni i Disiplinës nuk ka për ti marrë parasysh. Këtë e bën vetëm me Lushnjën, fusha e së cilës dënohet edhe për sjellje jo të mirë të tifozërisë së saj.

Nga ana sportive, Gramshi ishte i motivuar të merrte 3 pikët, në mënyrë që të sigurohej, ndërsa lushjnarërt nuk ishin të zotë që për të disatin vit radhazi të fitonin në fushën e Gramshit. Për lushnjarët nuk ka më shpresa për ngjitjen direkte në superligë, duke pasur parasysh futbollin që po luhet në kategorinë e parë, ndërkohë që ka nisur java stërvitore për ndeshjen me Gramozin, që do të luhet në Roza Haxhiu këtë të shtunë, pa praninë e tifozëve.

 

 

 

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›