Lushnja, kampione e Kategorisë së Parë
Zyrtare
Me fitoren 2-1 ndaj Naftëtarit të rënë në Kategorinë e Dytë, Lushnja është shpallur zyrtarisht kampione e Kategorisë së Parë. Për këtë, lagunarët u ndihmuan edhe nga humbja 2-1 e Partizanit, i cili duket se toleroi Kamzën në luftën për mbijetesë. Festa e lushnjarëve tashmë është legjitime, edhe pse janë dy ndeshje për tu luajtur. Ndërkohë që Gramshi i bashkohet Naftëtarit në rrugën drejt Kategorisë së Dytë, pas humbjes së thellë në Sarandë, ndërsa Besëlidhja fiton minimalisht ndaj Dinamos, duke i tërhequr drejt zonës së ftohtë të renditjes, ku në dy javët e mbetura do të ketë një luftë të fortë për qëndrimin në Kategorinë e Parë. Elbasani fiton me goleadë (4-2) ndaj Mamurrasit dhe me këtë trepikësh ngjitet në një pozicion pak më komod për sa i përket rrezikut të rënies. Tërbuni rikthehet te fitorja pas 9 javësh kampionat, duke mundur 2-0 Pogradecin dhe duke iu larguar shumë zonës së ftohtë. Burreli, ende në rrezik, ka marrë 3 pikë të rëndësishme dje në triumfin 2-1 ndaj Ilirias. Këto dy javë të fundit të Kategorisë së Parë do të shërbejnë vetëm për të mësuar se cilat do të jenë dy skuadrat që do të bien në Kategorinë e Dytë, ku për momentin të sigurta janë vetëm Gramshi dhe Naftëtari.
Lushnja, kampione e Kategorisë së Parë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email