Lushnje, 2 aksidenteme 2 të vdekurnjëra kalimtare
LUSHNJE- Një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i tij, ndërsa janë plagosur por jashtë rrezikut për jetën 3 personat e tjerë që udhëtonin me të në aksin nacional Fier- Lushnje. Aksidenti ndodhi sot në orët e para të mëngjesit pikërisht afër vendit ku zakonisht ndalojnë drejtuesit e automjeteve për të pushuar. Mjeti tip benz veture me targa GJ 8391 A ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë. Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit Spiro Gj. 46 vjec ndërsa janë plagosur 3 pasagjerët.
Në një tjetër aksident në lagjen “Skënder Libohova” të qytetit të Lushnjes një mjet me targa të huaja ka aksdientuar për vdekje një këmbësor. Aksidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 21.00 në një rrugë dytësore të qytetit. Mjeti tip fuoristradë me targa të huaja I drejtuar nga shtetasi Rafael Sefa ka aksidentuar kembesoren 83 vjecare me inicialet M.P, e cila ka gjetur vdekjen edhe pse I është dhënë ndihma mjekësore në Spitalin Rajonal të Lushnjes.Policia është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes.
Ajo ka gjetur vdekjen edhe pse i eshte dhene ndihma mjekesore ne Spitalin Rajonal Lushnje. Nga strukturat e Komisariatit te Policise Lushnje vazhdon puna per kapjen e autorit te aksidentit i cili eshte larguar nga vendi i ngjarjes.
(s.g/BalkanWeb)