E Diel, 1 Nëntor 2026

Bamir Topi: “Vendimi do të pasohet nga një serial njohjesh të reja”

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi uroi dje homologun e tij kosovar Fatmir Sejdiu për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që njeh ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka shprehur bindjen se “ky vendim do të pasohet nga një serial intensiv njohjesh të reja për shtetin më të ri në botë”.
Para Kosovës e para qytetarëve kosovarë, ka vijuar Topi, hapet një erë e re e njohjeve masive në të gjitha kontinentet.
“Telefonatën e parë ia bëra Presidentit Sejdiu, nëpërmjet të cilit unë transmetova për popullin e Kosovës urimet më të mira për këtë vendim, i cili tregon përveç të tjerave që institucionet e Kosovës, populli i Kosovës, kanë qenë koherent në të gjitha ngjarjet që janë zhvilluar në Kosovë, koherent në të gjithë vendimmarrjen ndërkombëtare, dhe padyshim, i tërë misioni, qoftë ai i OKB-së, qoftë misionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, kanë qenë në një lloj sintonie me atë që sot shpalli Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, tha Topi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›