E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Sali Berisha uron me telefon Kryeministrin Hashim Thaçi

“Këtë vendim të madh e shumë të rëndësishëm ta bëjmë që të kontribuojë me qëllimin e tij”

Kryeministri Berisha i telefonoi dje, menjëherë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, të cilit i shprehu urimet më të përzemërta për vendimin e dhënë nga kjo gjykatë mbi pavarësinë e Kosovës.
Gjatë bisedës, Kryeministri Berisha u shpreh se, “Kjo është një ditë e madhe në historinë e kombëtare, në historinë e Ballkanit, por edhe në historinë e të Drejtës Ndërkombëtare.
Ky ishte një gjykim i shkëlqyer; ishte si një shpërblim dhe mirënjohje e thellë ndaj sakrificave mbinjerëzore të shqiptarëve të Kosovës; ishte një anulim ndërkombëtar i Traktateve copëtuese mbi shqiptarët dhe njohje e të drejtave të tyre; ishte një kontribut madhor dhe historik për paqen, stabilitetin, në rajonin tonë, në Kosovë dhe në Ballkan.
Ndaj dhe duhet të bëjmë çdo gjë që këtë vendim të madh, këtë vendim shumë të rëndësishëm të bëjmë që të kontribuojë me qëllimin e tij. Ky është një vendim që hap një kapitull të ri në marrëdhëniet midis të gjitha kombeve të rajonit”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›