E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistët e Edvinit e shpallën edhe pasaportën biometrike si “grup armiqësor”

PS-ja i kthehet tentativës për bllokimin e vizave, duke tentuar të njollosë besueshmërinë e pasaportës biometrike. Ilir Beqja e Ditmir Bushati, korbat anti-vizë të Edvinit.
Basha: “Pasaportat biometrike, cilësore dhe të sigurta, janë çertifikuar nga KE”

Partia Socialiste i rikthehet përpjekjeve të saj për të minuar s atë mundet, procesin e liberalizimit të vizave për shqiptarët, por edhe integrimin e Shqipërisë në BE. Argumenti që deputetët të PS-së, kanë përdorur dje, kanë qenë pasaportat biometrike, për të cilat deputetët socialistë, Ilir Beqja, apo Ditmir Bushati, kanë zbrazur gjithë arsenalin e tyre të mundshëm të shpifjeve dhe trillimeve, për të hedhur sa të munden hije dyshimi, mbi cilësinë dhe sigurinë e tyre. Përballë shpifjeve dhe sajesave të Ilir Beqjas e Ditmir Bushati, janë kundërpërgjigjur dy ministrat, ai i Brendshmi Lulzim Basha dhe i Drejtësisë Bujar Nishani.

Lulzim Basha
Menjëherë pas tij e ka marrë fjalën Ministri I brendshëm, Lulzim Basha i cili është shprehur se kjo është procedurë standarde e vendosur që në kontratën fillestare me
kompaninë.
“Nuk u besoj veshëve që rikthehemi në një pozicion të tillë kur kemi sjellë ndryshime në ligj që unifikojnë termat pasi është votuar kontrata e cila është në funksion prej më pak se dy vjetësh. Pse e bëni këtë kur ju e dini fort mirë se Komisioni Evropian në bllokun e parë, sigurinë e dokumenteve e ka vlerësuar maksimalisht? Pse e bëni këtë kur e dini mjaft mirë se pasaporta biometrike shqiptare ka çipin më të madh nga të gjitha pasaportat funksionale në Evropë. Marrja e dhjetë gishtave në mos qoftë unike ka dy apo tre vende që marrin 10 gishta. Pse sulmoni pasaportat pasi sulmuat kartat e identiteti. Me sebepin e kartave të identitetit kërcënuat dhe me bojkot të zgjedhjeve. Besoj u tërhoqën veshin dhe u thanë zotërinj kartat e identiteti janë plotësisht të sigurta dhe të pafalsifikueshme. Keni një padi nga ministria e brendshme në prokurori, shkoni jepni hesap se keni thënë që ka pasur falsifikime. Pse hidhni akuza korruptive ndaj këtij tenderi i cili ka qenë plotësisht transparent dhe është ratifikuar nga ky Parlament? Pse e bëni atë tani dhe pikërisht tani, ka 1 dhe vetëm 1 përgjigje, ju jeni të pakorrigjueshëm në shpresën tuaj makabre që shqiptarëve mund tu tërhiqen vizat. Dhe shpresoj, uroj që tu kenë shqiptarët dhe mos ta harrojnë dhe këtë paraqitje që i shtohet paraqitjeve të shumta publike por dhe paraqitjeve të tjera jopublike se si në mënyrën më makabre përfaqësues të një force politike se nuk dua të fajësoj gjithë PS për këtë, lobuan deri ditën e fundit për mos heqjen e vizave. Nuk do ia dilni, nuk ia dolët me NATO dhe nuk do ia dilni as për vizat, vizat do hiqen. Po si keni fytyrë ta bëni këtë ju se edhe votuesit tuaj presin heqjen e vizave”, tha ministri Basha.

Bujar Nishani
Pas ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, ka reaguar edhe ai i Drejtësisë Bujar Nishani, i cili mbante postin e Ministrit të Brendshëm, kur u organizua tenderi dhe filloi prodhimi dhe shpërndarja e pasaportave të para biometrike.
“Edhe unë i bashkëlidhëm me shumë shqetësim shqetësimit të kolegut parafolës ministrit të brendshëm, zotit Basha për faktin e nuk ka një debat rreth rishikimit por tentativa për agresin ndaj disa proceseve me rëndësi jetike dhe strategjike për Shqipërinë. Natyrisht që proceset e hartimit të projektit të dokumenteve të identitetit përfshirë dhe pasaportën Procedurat e prokurimit të dokumenteve të identitet të qytetarëve shqiptarë janë cilësuar dhe janë vlerësuar nga institucione ndërkombëtare të cilat jo vetëm kanë qenë pjesë e hartimit dhe vlerësimit të tyre por dhe supervizimit të implementimit të këtyre projekteve. Më vjen keq që kompani të tall si kompania ‘Sagem’ të cilësohen pa prova si institucione apo ndërmarrje të korruptuara apo që kanë ardhur të kryejnë korrupsion në Shqipëri. Të adresosh një nga elementët më të rëndësishëm që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në një nga projektet më të mëdha të qytetarëve shqiptar, një nga pritshmëritë më të mëdha që është lëvizja e lirë do të thotë të adresosh atë çka qytetarët mendojnë të zgjidhin hallet e tyre të shumta përmes lëvizjes së lirë e cila do tu mundësonte takimin me fëmijët e tyre, kurimin në spitale të ndryshme, do tu mundësonte studimin. Këto qëndrime nuk do të bënin shqetësim nëse do të ishin agresione të një deputeti pavarësisht i cilit krah por kur bëhen në emër të një partie të rëndësishme politike, e cila u paraqet shqiptarëve alternativën e shkatërrimit të anulimit të gjithçkaje kjo bën një shqetësim gjithë qytetarët shqiptarë. Ndaj dhe unë e shpreha këtë shqetësim të tyre në këtë parlament”, u shpreh Nishani.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›