Tiranë, plagosi avokatin, arrestohet 53-vjeçarja

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e autores së plagosjes së avokatit Dine Lelaj disa ditë më parë në kryeqytet.
Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini deklaroi se është arrestuar 53-vjeçarja Fatime Rexha e cila akuzohet se ditë më parë pranë shkollës “1 Maji” ka plagosur avokatin Dine Lelaj.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 53-vjeçares është sekuestruar edhe arma e krimit.
Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetimet të mëtejshme.