E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje 2 punonjes te CEZ ne pranga

Dy punonjës te kompanisë CEZ, janë arrestuar duke vjedhur telat e linjës elektrike Gradishte- Karavasta. Sipas policisë se Lushnjës, Albert Resulit 45 vjeç dhe Arqile Berdilles 55 vjeç, te dy banues nga Fieri, me detyre punonjës te CEZ, iu gjeten nëpër thasë, 500 metër tel bakri elektrik, me destinacion tregun e skrapit. Dy te arrestuarit, shkonin neper fshatra,me pretendimin  për te kryer riparimet e linjës elektrike,  dhe si punonjës te kompanisë CEZ vidhnin pa frike telat e bakrit. Sipas hetimeve te policisë, kjo është konstatuar ne Remas dhe Divjake sa here banoret njoftonin punonjësit e CEZ për mungese te energjisë elektrike. Kane qene punonjësit operative te policisë ata qe zbuluan skeme e vjedhjes, nga punonjësit e CEZ dhe pas hetimeve disa javore arritën ti kapin ne flagrance. Për shkak te vjedhjeve te linjës elektrike , banoret e Karavastasë dhe Gradishtës kane një muaj pa energji. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›