Lushnje, Berisha: Ne investime, shoku i autobusit me platformën akuzo e moho çdo gjë
LUSHNJE- Kryeministri Berisha ka qenë sot i pranishëm në fillimet e punimeve për rikonstruksionin e rrugës Lushnje-Vashaj, ndërsa duke iu drejtuar banorëve të kësaj zone, kreu i qeverisë tha se kjo është një rrugë e merituar plotësisht nga ta.
“Këtu kam qënë disa herë, pasi nga hera e parë deri më sot vij këtu dhe mahnitem me punën tuaj të mrekullueshme, unë frymëzohem kur vij këtu. Ftoj shqiptarët, të gjithë ata që mund të vënë sado pak re ndryshimin, të vijnë në këtë kodër dhe të shikojnë, këtu ka vetëm kodra, jo fushë. Fermerët e Hysgjokajt i kanë qëndisur shpatet e këtyre kodrave, kanë bërë sera në shpate, toka është e punuar, këtu ju jeni Europë, ajo që ju mungonte ishte rruga, ajo po ndërtohet se ju e meritoni plotësisht”, tha Berisha.
Sipas Berishës, “Rruga nuk është e pakushtueshme, shkon 1.1 miliardë lekë, por edhe 10 miliardë po të kushtonte ju i meritoni plotësisht. Nga kjo rrugë përfitojnë 22 mijë gra dhe burra, vajza dhe djem që janë të vendosur ta shndërrojnë këtë zonë në një nga zonat e prodhimit më të fuqishëm. Përpjekja jonë është që ju të begatoheni nga toka juaj gjithnjë e më shumë, që ne t’ju mbështesim. Për ju do bëjmë rrugët më të mira, shkollat më të mira, kanalizimet më të mira”, tha ai.
Duke premtuar trefishim të granteve për fermerët, Berisha shtoi se qeveria e tij ka investuar në Lushnje e Fier nga 10 deri në 22 herë më shumë, se sa është investuar në 8 vitet e qeverisjes socialiste.
“Ne po ecim drejt Europës, një treg i pafund hapet para nesh, por konkurrenca atje nuk është e thjeshtë. Ne duam që ju të forcoheni, të rrisni prodhimet tuaja që të konkurroni me dinjitet në tregjet evropiane. Zotohem para jush e fermerëve të Lushnje se, në përputhje me kërkesën e tyre do rimbursojmë TVSH e çdo produkti dhe makinerie që do përdorni, akcizën e naftës për punimin e tokës”, tha Berisha.
Më tej kryeministri premtoi një sistem modern vaditje, projekt i cili sipas tij do fillojë në muajin shtator dhe pikërisht në Lushnje.
“Projekti i sistemit më modern të vaditjes fillon në shtator. Lushnja është rrethi i parë i aplikimit me 70 milionë euro. Le të kushtojë edhe 200, 400, apo 1 miliardë euro, ai do jetë më i madhi i 4 viteve që vijnë se bashku me Rrugën e Arbrit dhe boshtin e Jugut’, tha më tej kreu i qeverisë.
Duke akuzuar platformën e kryesocialistit Rama, si platformë të akuzave, mohimeve dhe trillimeve, Berisha e ftoi atë në Hysgjokaj për të parë nga afër punën e këtyre banorëve dhe mbështetjen që qeveria iu ka dhënë atyre.
“Po shkojmë drejt zgjedhjeve, ju keni përpara një zgjedhje të madhe, do zgjidhni të ecim për finalizimin e infrastrukturës më moderne, besoj se rrugët e ndërtuara dëshmojnë përkushtimin tonë, do ndërtojmë e rindërtojmë çdo shkollë, ujësjellës, do shkojmë drejt integrimit në BE, drejt marrjes së statusit kandidat, drejt hapjes së negociatave, apo do ndiqet platforma akuzo, moho gjithçka, trillo çdo gjë. Ftojeni këtu shokun e autobusit, i thuaj hiqi pak këto gjyzlykët e etërve të tu të shohësh Hysgjokajn, dhe i thuaj se ato shpate nuk i ka qëndisur Sali Berisha, ato i kanë qëndisur gratë dhe burrat e kësaj komune, por Sali Berisha po bën gjithçka për t’ua lehtësuar jetën. Ndaj të vazhdojmë së bashku”, tha ai më tej.
(m.a/BalkanWeb)