Trukimi i ndeshjeve,plas skandali ne kampionatin spanjoll
Lojtare, trajnere dhe presidente te Kategorise (Divizionit) se Pare dhe te Dyte te Spanjes, ne deklarata te regjistruara, kane pranuar fenomenin e trukimit te ndeshjeve. Faqja sportive spanjolle, Marca, ka arritur te regjistroje deklarata te mjaftueshme per te zbardhur kete ngjarje, pa bere publike emra te pervetshem.
“Shkova te luaj kunder Levante-s dhe trajneri, ne trajnimin perpara ndeshjes na foli: ‘Do te shkojme te luajme, te hidhemi, te perballemi dhe te shenojme. Nese ne shenojme nje gol, ata barazojne dhe nese shenojne ata te paret, atehere barazojme ne. Nese deri ne minuten ’85 rezultati eshte i barabarte, atehere kjo na duhet. Ne leme lojen, dhe kaq.’ Ne kishim nevoje per nje barazim. Dhe perfunduam ndeshjen 0-0. Gjate diskutimit qe patem me trajnerin, ai na keshilloi te tregoheshim sa me natyrale dhe te mos ‘benim gjoja’ gjate gjithe ndeshjes. Ishte shume qesharake” – ka thene per Marca.com, nje lojtar i Divizionit te pare.
Ja si e shpjegon trajneri kete deklarate: “Kam patur dyshime nese nje lojtar do te luaje apo jo ne formacion, duke menduar se per ate pune eshte blere. Nuk mund t’i besosh as gjysmes se skuadres. Por nese i nxjerr lojtaret ne bankine per te provuar lojtaret e rinj, ata perfundojne duke te akuzuar se nuk dua te fitoj.”
Presidenti i nje prej klubeve me te mira spanjolle ka folur keshtu: “Kete sezon ne Rayo, ka patur kontakt me nje lojtar perpara ndeshjes kunder Mallorca-s, por futbollisti menjehere ka ngritur zerin dhe trajneri e ka mbyllur aty ate situate. Por ajo cka ndodhi eshte se Rayo e fshehu kete gje. Une nuk do e beja.”
Ne vazhdim, te tjera deklarata priten te zbulohen, dhe gjithnje e me teper po kercenohet loja e futbollit nga ngjarje te tilla.(t.m/Balkanweb)