E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi konfirmohen te pakten 596 viktima nga termeti

Një javë pas tërmetit katastrofik që goditi Turqinë, numri i viktimave vijon të rritet. Deri më tani autoritetet turke kanë konfirmuar të paktën 596 viktima ndërsa u theksua nga zyrtarët turq se pas ndaljes së misionit të kërkim-shpëtimit, puna tashmë do të përqëndrohet në ndihmën e mijëra familjeve të pastreha.

Disa dyqane janë rihapur gjatë ditës së dielë, ndërsa u mundësua sërish furnizimi me energji elektrike në disa pjesë të Ercsit-qyteti që pësoi dëmet më të mëdha nga tërmeti 7.2 ballësh që goditi krahinën Van më 23 tetor. Rreth 100 mijë persona, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti nuk pranojnë të kthehen në shtëpitë e tyre të rrezikshme duke u bashkuar kështu me ata të cilët janë të pastrehë.

Një tjetër tërmet u rregjistrua gjatë kësaj të diele në Turqi. Deri tani nuk ka të dhëna për deme nga termeti me magnitude 5.3 balle.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›