E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, aksidentohet në punë, vdes 62-vjeçari

Një 62-vjeçar ka gjetur vdekjen mesditën e sotme në Lushnje pasi është rrëzuar aksidentalisht nga një ndërtesë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Plugut ku 62-vjeçari Shefqet Zhilivda është rrëzuar nga ndërtesa në të cilën punonte.

Përplasja ka qënë fatale për 62-vjeçarin i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërkohë që trupi i pajetë i tij është transportuar drejt morgut të spitalit të Lushnjes.
 

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›