Kapshticë, rritet numri i emigrantëve që kthehen për pushime

Ditët e fundit numri i emigrantëve shqiptarë që kthehen në vendlindje për të kaluar pushimet verore, është rritur në pikën kufitare të Kapshticës.
Burime nga pikëkalimi i kësaj zone bëjnë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vend 7000 persona dhe 2800 automjete.
Sipas informacioneve momentalisht dogana e Kapshticës punon me 4 sportele në hyrje dhe 4 në dalje ndërsa mësohet se nuk ka pasur radhë të gjatë apo probleme në këtë doganë.