Morinë, 15500 persona kanë hyrë gjatë 24 orëve

Rritet numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij sezoni veror.
Gjatë 24 orëve të fundit, në doganën e Morinës kanë hyrë 15500 persona nga Kosova për në Shqipëri. Ndërkaq që mësohet se numri i personave që kanë kaluar në drejtim të kundërt është 159000.
Po ashtu në këtë periudhë kohore 3500 automjete kanë ardhur nga Kosova në Shqipëri, ndërsa anasjelltas kanë lëvizur 3900 automjete. Mësohet se 95 % e këtyre lëvizjeve është kryer për turizëm.