Policia: 1629831 persona kanë hyrë në Shqipëri
Rreth 1629831 persona kanë hyrë në vendin tonë nga pikat e Kufitar, gjatë periudhës 1 Qershor- 31 Korrik 2011.
Në një deklaratë për shtyp policia e shtetit thekson se 716386 persona të cilët kanë hyrë në Shqipëri janë shtetas shqiptarë dhe 913445 shtetas të huaj.
Sipas policisë gjatë këtij viti numri i personave të cilët kanë hyrë në vendin tonë është rritur në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.