E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët rrezikohen nga pompat e ujit

Ky veprim i ndërmarrë nga vetë minatorët e ngujuar që prej tetë ditësh në 1 400 metra thellësi rrezikon jetën e tyre. 

Pompat mund të shpërthejnë, ndërkohë që në minierë nuk mund të futet askush për shkak se minatorët kanë ndërprerë komunikimet me jashtë. Mësohet se shpërthim i pompave mund të sjellë përmbytje të minierës dhe rrezik për jetën e grevistëve.

Mjekët pohojnë se pas kaq ditësh brenda në thellësi të minierës, minatorët do të kenë probleme me shikimin, ndërsa konfirmohet se janë rënduar problemet me frymëmarrjen.

Kreu i Sindikatës së Minatorëve, Kolë Nikollaj theksoi se minatorët nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe në rast se do t'u duhet të sakrifikojnë jetën.

Kur ishin në ditën e gjashtë të grevës, minatorët vendosën të ndërpresin çdolloj komunikimi me jashtë.
Minatorët kërkojnë rritjen e pagave me 40 për qind, largimin e drejtorit të deritanishëm të minierës së Bulqizës, si dhe përmirësimin e kushteve të sigurisë në punë.

Kompania austriake ACR vazhdon t’u përgjigjet negativisht kërkesave të minatorëve. Kjo kompani deklaron se ka rënë dakord për rritjen e pagave, por sindikata e minatorëve ka ndërhyrë për një rritje më të madhe. /Start/

                                                                                             2011-08-01 10:55
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›