Lushnje, gjuetarët mundësojnë shtimin e fazanëve
Fillimisht, 100 çiftet e këtyre shpendëve do të mbahen në një territor të posaçëm dhe më pas do të lihen të lirë. Fazanët para 20 vjetësh ishin të pranishëm në këtë zonë, ndërkohë që tani janë zhdukur për shkak të gjuetisë pa kriter.
Gjuetarët japin mesazhin e ruajtjes dhe shtimin e faunës së egër në këtë zonë. Për t’ia arritur qëllimit duhet ndalur gjuetia e jashtëligjshme, kryer kjo sidomos nga të huajt.
Mendohet që fillimisht shtrirja e fazanëve të përhapet në 400 mijë metra katror. Në këtë zonë ndodhen edhe 13 rezervuare të vegjël, të cilët do të shërbejnë si burime uji për fazanët .