E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Nuk mbyllim lokalet e natës

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka sqaruar mediat dhe opinionin publik në lidhje me njoftim e bërë ditën e djeshëm për ndotjen akustike në zonat turistike. Policia njoftoi se nuk do të mbyllë asnjë disko, klub nate, bar, restorant etj që vazhdojnë të punojnë pas orës 24.00 nga dita e hënë deri ditën e enjte dhe pas orës 02.00 për ditët e premte dhe e shtunë në rastet se do të eliminojnë ndotjen akustike pas kësaj ore.
"Nisur nga ankesat e shumta të qytetarëve dhe shqetësimet e vazhdueshme të turistëve vendas dhe të huaj, që pushojnë në plazhet e vendit tonë, për ndotjen akustike, diskot, klubet e natës, baret, restorantet etj. mund të vazhdojnë punën normalisht pas orareve të mësipërme, por pa krijuar ndotje akustike (zhurma, muzikë të lartë etj) që bëhet shkak për prishjen e qetësisë publike", u shpreh lidhur me një fakt të tillë zëdhënësi i Policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›