Ristani: Të gabuara akuzat ndaj Kolegjit Zgjedhor
Duke vlerësuar punën e KQZ-së, Ristani u shpreh se "vendimet e këtij institucioni nuk kanë qenë të politizuara". Deklaratat e kryetarit të KQZ-sëvijnë pas deklaratave të bëra më parë nga nënkryetarja e KQZ-së, Subashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani i ka konsideruar politike dhe jo profesionale pretendimet se Kolegji Zgjedhor u politizua në vendimet e tij gjatë shqyrtimit të ankimimeve për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Gjatë një prononcimi për mediat, z. Ristani tha se "Kolegji Zgjedhor i vuri vulën përfundimisht këtij procesi duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së, ndërsa komentet e bëra në këtë drejtim janë në funksion të interesave të caktuara politike".
Duke vlerësuar punën e KQZ-së, z. Ristani u shpreh se "vendimet e këtij institucioni nuk kanë qenë të politizuara. "Shumica në KQZ ka marrë vendime në kundërshtim me interesat e partisë që na ka propozuar. Në të kundërt, pakica në KQZ nuk ka asnjë rast që të ketë marrë një vendim në kundërshtim me interesat e partisë e cila i ka propozuar në KQZ", përfundoi ai.
Deklaratat e kryetarit të KQZ-së, Arben Ristani vijnë pas deklaratave të bëra më parë nga nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, sipas së cilës "Kolegji Zgjedhor ka shkelur ligjin, duke mos gjetur të drejtën në rastet e ankimimeve, që është misioni parësor i këtij Kolegji".
(d.b/BalkanWeb)