I futen delet në prona, vret me thikë bashkëfshatarin
Nje sherr banal mes dy personave ka shkaktuar nje viktime. Policia e Lushnjes njofton sot se nje 33 vjecar mbeti i vdekur pas plageve me thike. Shkak sipas policise ka qene nje sherr per delet qe hyne ne token e njerit prejt tyre
TIRANE-Një person ka mbetur i varë me thikë sot paradite në një fshat të Lushnjës pas një sherri banal me një bashkëfshatarin e tij. Policia e Lushnjës bën të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:00 në fshatin Hysgjokaj të Lushnjës kur shtetasi Ilir Leka 33 vjec është grindur ashpër me shtetasin Luftar Sharka dhe grindja më pas ka degjeneruar në përleshje fizike. Policia pohon se më pas Sharka ka rrëmbyer një thikë dhe ka qëlluar në drejtim të 33 vjecari duke e lënë atë të vdekur. Pas ngjarjes së rëndë, Luftar Sharka është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë në ndjekje të tij.
Hetimi
Nga hetimet paraprake zbulohet se motivi i sherrit ka qënë banal. Kopeja e deleve të 33 vjecarit Leka kishte hyrë në pronat e Sharkës dhe ky i fundit kishte kërkuar nga Leka të largonte bagëtitë nga kullotat e tij. Sipas polciisë gjithçka më pas përfundoi në sherr mes tyre, deri në përdorimin e armës së ftohtë nga ana e Sharkës. Trupi i pajetë i 33 vjecarit është dërguar nga të afërmit në spitalin e Lushnjës, por mjekët kanë konstatuar se i riu ja gjetur vdekjen nga plaga e marrë nga thika.
Policia vazhdon hetimet për kapjen e autorit të vrasjes.
(d.b/BalkanWeb)