Ngacmoi te mituren, rikthehet ne qeli plaku maniak
Gjykata e Fierit rikthehu ne qeli te moshuarin, qe u akuzua per abuzime seksuale me fqinjen e tij te mitur nje vit me pare. Shkak eshte bere thyerja e mases se sigurise "arrest shtepie" te dhene nga Shkalla e Pare, pasi 79-vjecari Thoma Marini nuk mund te qendronte ne qeli dhe u justifikua se ngjarja ishte sajuar nga bashkeshortja e tij, e divorcuar. Pas nje viti qendrimi ne arrest shtepie, i moshuari nuk ka duruar dot me dhe ka dale nga banesa e tij ne Libofshe. Por inspektori i zones, ka konstatuar kete shkelje duke raportuar menjehere ne polici, prokurori dhe me pas ne gjykate. Ngjarja ndodhi me 5 janar te vitit 2008, kur e mitura 12 vjecare A. F., denoncoi fqinjin si maniak seksual e veprime te turpshme. Mesohet se Marini, do i kaloje ne qeli 2 muaj e 4 dite denim qe i kane mbetur.
Xh. B.
Xh. B.