"Autori te burgoset perjete"
Tirane- Babai i femijes 3-vjecar te perdhunuar nga fqinji dhe njekohesisht i afermi i tij, kerkon denimin me burgim te perjetshem te 18-vjecarit Ledian Halili. I tronditur nga ngjarja e ndodhur, 40 vjecari Iljaz Halili eshte rikthyer menjehere prane familjes nga Greqia ku kishte emigruar, ndersa denoncimin e pare mesohet se e ka bere xhaxhai i vogelushit Ruzhdi Halili, qe eshte njekohesisht edhe efektiv i Komisariatit te Peshkopise. Ne prononcimin e djeshem per mediat, ata u shprehen se ceshtjen ia lene ne dore drejtesise dhe se nuk kane nder mend te bejne vetegjyqesi. Krimi eshte cilesuar nga me monstruozet dhe ka kthyer sindromen "Ziza" ne qytetin e Peshkopise. Vogelushi ndodhet nen terapi intensive ne spitalin Pediatrik ne Qendren "Nene Tereza" te Tiranes dhe mjeket thane se e ka kaluar rrezikun.
Policia e Peshkopise eshte perpjekur qe ta mbaje te fshehte ngjarjen e rende, duke mos bere publike, lajmin se nje i mitur ishte mashtruar dhe me pas abuzuar seksualisht nga nje 18-vjecar, qe shfaqte here pas here paqendrueshmeri mendore. "Kerkoj qe drejtesia te tregohet e pameshirshme me autorin, ashtu sikurse ai u tregua me djalin tim", eshte shprehur i irrituar Iljaz Halili diten e djeshme. Ndersa i ri prane 3-vjecarit dhe kujdeset per te, shprehet se eshte i traumatizuar. Ai pranon se autori mban te njejtin mbiemer me ta dhe kane pasur lidhje farefisnore, ndersa nuk e mendonte kurre se 18-vjecari, do te arrinte deri ne kete pike. "Kerkoj nga drejtesia burg te perjetshem per autorin. Nuk kemi degjuar kurre me pare nje rast si ky, kaq te shemtuar. Djalin e kemi gjetur ne gjendje te rende dhe te pergjakur dhe vete na tregoi se ishte mashtruar me cokollata dhe me pas abuzuar", u shpreh babai. Fillimisht vogelushi i ka rrefyer te emes pak minuta pasi ishte lene tek porta e shtepise, nga i dyshuari Ledian Halili.
"Pasi morem vesh lajmin beme c'ishte e mundur qe ta sillnim urgjent ne Tirane, pas konsultimit me mjeket atje. Ne kerkojme denimin maksimal per autorin, pasi cdo gje ka marre fund", u shpreh i irrituar xhaxhai i femijes, Rruzhdi Halili. Ngjarja ka ndodhur diten e marte ne shtepine e te dyshuarit dhe eshte zbuluar nje dite me pas, pasi femija kaloi situaten e rende pas mjekimit paraprak ne spitalin e Dibres. Dy vjet me pare Shpetim Ziza, akuzohet se mashtroi dhe me pas perdhunoi dhe mbyti me lidhese kepucesh 10-vjecarin Bekim Cenga, njekohesisht fqinji i tij.
A.N.