E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, gati groposja e 1500 tonëve arsenik

Eshtë përgatitur landfilli dhe 1500 ton arsenik në ish- Azotikun Fier do të groposen. 

FIER- Eshtë përgatitur landfilli dhe 1500 ton arsenik në ish- Azotikun Fier do të groposen, pavarësisht deklaratave dhe protestave të banorëve për ndotjen e mjedisit dhe rrezikimin e shëndetit të tyre. Para dy ditësh ka përfunduar kapsulimi i gropës së landfillit me materialin izolues, që sipas specialisteve, ky proces garanton siguri izolimi të helmit. Përfaqësuesit e firmës finlandeze "Ekokemb", janë shprehur të sigurt në zbatimin rigoroz të projektit. "Unë do t'i garantoja banorët e zonës që të jenë absolutisht të qetë. Çdo gjë është bërë në bazë të eksperiencave bashkëkohore e në përputhje rigoroze me kriteret teknike", - pohuan specialistët. Ky landfill është i pari i këtij lloji në vendin tonë. Projekti është financuar nga KE me një vlerë prej 1.5 milionë eurosh dhe përfundon në fundvitin 2008.

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›