Pogradec, plagosi me armë vëllain, në pranga 37-vjeçari

Një 37-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e Pogradecit pasi akuzohet se ka plagosur me armë vëllain e tij. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Ardian Hamzallari pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar për motive të dobëta vëllain e tij Sallten Hamzallari 44 vjeç.
Sipas policisë autori pasi ka plagosur me armë vëllain e tij e ka tranportuar atë për në spitalin e Pogradecit dhe më pas ka fshehur edhe automjetin dhe armën e krimit. Mësohet se i plagosuri pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është dërguar për në spitalin Ushtarak në Tiranë për një mjekim më të specializuar.
Pas hetimeve të policisë u bë e mundur arrestimi i autorit të ngjarjes si dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e armës dhe të gëzhojës.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 37-vjeçarit Ardian Hamzallari i kanë kaluar prokuorisë për akuzat "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".