Lushnje, maskat grabisin të moshuarit
Lushnnje- Një banesë në Lushnje është grabitur nga persona të armatosur e të maskuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Lushnjes”, në këtë qytet.
Vjedhjen e kanë denocuar vetë të zotët e shtëpisë, dy të moshuar, të cilët i janë drejtuar policisë me kallëzimin përkatës.
Sipas çiftit Kondakçiu, ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, ku nën kërcënimin e armëve ata kanë marrë kursimet e të moshuarve, në shumën 600 mijë lekë.
Policia që mbërriti në vendin e ngjarjes, pas ekspertizës ka njoftuar se grabitësit kanë hyrë nga dritarja e katit të parë të shtëpisë dhe kanë hapur hekurat e saj, prej nga janë futur më pas në dhomën e gjumit.
Aty kanë detyruar të moshuarit që ti jepnin paratë që kishin në banesë. Ende nuk ka asnjë të dhënë rreth autorëve, por dyshohet se ata duhet të jenë persona që i njihnin të moshuarit, pasi e njihnin mirë banesën.