E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli i uron ditelindjen ish-kryeparlamentarit Servet Pellumbi

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i uroi sot ditëlindjen ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi.

Duke vlerësuar rolin dhe kontributin që z.Pëllumbi ka dhënë në Parlamentin shqiptar, ajo i uroi jetë të gjatë e të lumtur ish-kryeparlamentarit me përcjelljen e urimeve më të sinqerta.

I lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë, Servet Pëllumbi njihet si një prej figurave që ka luajtur rol kryesor në zhvillimet politike të vendit që prej fillimeve të tranzicionit. Ai ka patur një karrierë të gjatë politike në Partinë Socialiste dhe Kuvendin e Shqipërisë.

Servet Pëllumbi është dekoruar nga presidenti Alfred Moisiu me urdhrin "Gjergj Kastriot Skënderbeu".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›