Prokuroret: "Dosjet", ne Kushtetuese
Shoqata e Prokuroreve ka ankimuar dje ne Gjykaten Kushtetuese "Ligjin e dosjeve". Sekretari i Pergjithshem i Shoqates se Prokuroreve, Shkelqim Hajdari sqaroi dje, se i drejtohen Gjykates Kushtetuese vetem per pjesen qe prek prokuroret. Hajdari sqaroi gjithashtu se, gjithcka do ta lene ne duart e Gjykates Kushtetuese, si gjykata me e larte ne vend. Mesohet se Shoqata, ne ankimimin e saj i permbahet gjashte neneve, te cilat prekin perfaqesuesit e akuzes. Keto nene kane te bejne pikerisht me emerimin dhe shkarkimin e prokuroreve, si dhe me balancimin e pushteteve te tyre. Ne argumentet e paraqitura nga Shoqata e Prokuroreve thuhet se, nje ligj i miratuar me 3/5 sic eshte ligji i Funksionimit te Prokurorise, nuk mund te shfuqizohet nga nje ligj i miratuar me shumice te thjeshte, sic ishte "Ligji i Dosjeve". Mesohet se Shoqata e Prokuroreve i eshte drejtuar Gjykates Kushtetuese vetem ne parim. Nje nga nenet, te cilat prekin edhe perfaqesuesit e akuzes eshte edhe neni per shkarkimin e prokuroreve, nen i cili u diskutuar edhe ne projektligjin per Prokurorine. Ne kundershtimet e bera, Shoqata e Prokuroreve ishte kunder hetimit te perfaqesuesit te akuzes, nga vartesit e tij ne raste denoncimesh nga qytetaret. Shkarkimi i tyre ishte nen varesine e Prokurorit te Pergjithshem. Kryeprokurori ishte ai qe vendoste ne lidhje me shkarkimin e vartesit te tij, ne raste shkeljesh. Ky nen, i cili binte ne kundershtim me interesat e prokuroreve, u la ne fuqi nga Komisioni i Ligjeve.