Lushnje plagosen dy police gjate nje kontrolli
Dy police te qarkullimit rrugor ne Lushnjë u plagosen pas një konflikti fizik me dy persona te tjerë. Ngjarja ndodhi ne rotondon e Savres, ne hyrje te autostradës Lushnjë-Fier.
Policet Berti Mema 38 vjeç dhe Mariglen Lala 30 vjec po mjekohen ne spitalin e Lushnjes, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të plagosur mbeten edhe dy te arrestuarit babe e bir Ylli dhe Laert Iljazi.
Dy efektivat ishin ne patrulle dhe ndaluan një automjet me targa AA968Cm për kontroll. Aty ka nisur edhe debati midis dy palëve i cili degjeneroi ne sharje e me ne konflikt me gurë e mjete te forta rrethanore. Ardhja ne ndihme e kolegeve te policeve u shoqërua me arrestimit e dy personave qe pasi morën mjekimin u dërguan ne qeli.