Shijak vdes duke sharruar pemen

Një person ka humbur jetën si pasoje e një shpërthimi kohen kur po sharronte një peme pranë shtëpisë. Viktima është 65 vjeçari Skënder Xhafa. Në vend kane shkuar menjëherë shërbime te komisariatit të policisë së Shijakut, te cilët kane kryer verifikimet e para nga te cilat rezultoi se personi ne fjale ne kohen kur po punonte me një gur fleksibël, ka hasur ne një objekt plasës i cili ka shpërthyer duke shkaktuar vdekjen e këtij shtetasi, grupi hetimor po kryen veprimet e para ne vend, sektori për krimet e renda dhe struktura për hetimin në komisionin e policisë së Shijakut po hetojnë me tej rastin.