E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia dhe Spanja miratojnë paketën anti-krizë

Italia dhe Spanja kanë kaluar në Parlament paketën e re të ndihmës, si pjesë e planit për të mbajtur nën kontroll borxhin e tyre. Dhoma e lartë në Itali, ka aprovuar këtë paketë, sipas të cilës shkurtimi i deficitit në rreth 54 miliardë euro në tre vite.

Me 165 vota pro dhe 141 kundër, i është hapur drita jeshile kësaj pakete duke bashkuar edhe aleatët e kryeministrit Berluskoni pas javësh të tëra debati. Paketa tani do të miratohet në dhomën e ulët ku qeveria e Berluksonit ka sërish shumicën.

Dhjetra qindra italianë dolën në rrugë, duke protestuar dhe hyrë në grevë kundër kësaj pakete e cila parashikon rritjen e taksave dhe rishikimin e taksës mbi pasurinë.
 

Edhe Senati spanjoll i kanë dhënë votën pro "rregullit të artë" në kushtetutën e tij për të mbajtur deficitin buxhetor në të ardhmen, në disa limite strikte. Kështu shteti spanjoll, bëhet shtEti i dytë pas Gjermanisë që ka një rregull të tillë për borxhin.

Sipas këtij ndryshimi Spanja, duhet të lejojë një kufij deficiti për një kohë të gjatë, përveç rasteve kur në katastrofave natyrale, recensionit dhe emergjencave civile.
 

Ndërkohë që dhe Greqia, ka bërë i një hap përpara në planin e saj të ndihmës. Miratimi i kësaj pakete erdhi pas akuzave të drejtuara shtetit helen se nuk kishte bërë përparime lidhur në këtë .
 

Franca gjithashtu aprovoi një paketë prej 12 miliardë euro të kursimeve nga buxheti, ndërsa në Gjermani, gjykata e lartë cilësoi si të ligjshëm paketën e shpëtimit për Greqinë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›