Lushnjë, plumba kryefamiljarit dhe zjarr banesës, dyshohet për borxhe

Tragjedi në familjen Krasniqi, në fshatin Gradisht
Një tragjedi e vërtetë ka goditur në orët e para të mëngjesit të djeshëm një familje nga fshati Gradisht i rrethit të Lushnjës. Ka qenë ora 02:50 minuta, kur shtëpia e shtetasit Bujar Krasniqi, ka marrë flakë krejt papritur ndërsa ky i fundit është gjetur i vdekur.
Kanë qenë fqinjët e Krasniqit, ata që kanë vënë re flakën, e që kanë njoftuar menjëherë repartin e zjarrfikësve. 45- vjeçari Krasniqi ndodhej në shtëpi bashkë me tre fëmijët. Sipas policisë, 45- vjeçari Bujar Krasniqi është vrarë me armë zjarri dhe më pas është djegur në shtëpinë e tij. Në trupin e tij u gjetën dy plumba, e ndërsa viktima është shoqëruar tashmë për në kryeqytet ku pritet t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Si fillim u mendua që zjarri mund të kishte rënë si rezultat i një shkëndije elektrike. Gjithsesi kjo situatë ka zgjuar menjëherë fqinjët dhe vetë fëmijët e familjes, të cilët kanë arritur të dalin nga banesa, ndërsa 45- vjeçari nuk ka mundur të dalë prej saj. Pas disa orësh luftë me flakët, zjarri është shuar, e prej gërmadhave të shtëpisë është nxjerrë edhe trup i pajetë i Bujar Krasniqit. Pas gjithë ekzaminimeve të bëra mbi viktimën, është konstatuar se 45- vjeçari Krasniqi ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe në trup i janë gjetur dy plagë, të cilat janë të ngjashme me ato të shkaktuar nga armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe uniforma të shumta policore, të cilët kanë nisur hetimet mbi shkaqet e vërteta të vdekjes së kryefamiljarit Krasniqi. Pas ngjarjes, Policia e Qarkut Fier ka ngritur edhe grupet hetimore, të cilat janë marrë me zbardhjen e plotë të saj. Pas ekzaminimit të të gjitha detajeve dhe kryerjes së ekspertizës paraprake mjeko- ligjore ka rezultuar se mbi trupin e 45- vjeçarit Bujar Krasniqi është qëlluar me armë zjarri e më pas i është vendosur flaka banesës. Burimet policore nga qarku Fier bëjnë me dije se tashmë rrethanat janë më të qarta, por grupi i ekspertëve po punon për zbardhjen e shkaqeve të vrasjes si dhe zbulimin dhe kapjen e autorëve të këtij krimi të rëndë. Në të njëjtën kohë specialistë të policisë kanë marrë në pyetje vajzën 13- vjeçare të familjes I. K, e cila ka treguar ndër të tjera se përpara se ti vendosej flaka shtëpisë, ka parë një person me rroba të kuqe, i cili kishte në dorë një mjet ndezës dhe po i vendoste zjarrin banesës nga dritaret e saj. Sipas vajzës, sapo ka vënë re flakët e para, ajo ka marrë dy fëmijët e tjerë më të vegjël të familjes dhe ka vrapuar për në shtëpinë e xhaxhallarëve. Vetë e mitura ka treguar se nuk ka mundur dot të shohë në dhomën e të atit, pasi tepër e trembur ka vrapuar jashtë shtëpisë, për të shpëtuar veten dhe vëllezërit. Sapo 13- vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait, i ka treguar këtij të fundit gjithë çka kishte parë, megjithëse tepër e trembur. Vëllai i viktimës menjëherë është drejtuar për në shtëpinë e përpirë nga flakët, por nuk ka mundur dot të ndërhyjë për të shpëtuar Bujarin. Puna po vazhdon duke parë gjithçka ka ndodhur e duke rindërtuar ngjarjen për të sjell dinamikën e lëvizjeve të të dyshuarve dhe të vetë 45 vjeçarit Krasniqi. Familjarë dhe bashkëfshatarë të viktimës thonë se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Sipas tyre, viktima mund të ketë pasur borxhe në lekë, pasi prej disa kohësh ai shkonte në shtetin helen duke u kthyer prej andej brenda një kohe fare të shkurtër. Duke marrë në konsideratë pistat e shumta të hetimit, e duke mbledhur deklaratat e shumta të fqinjëve e familjarëve, specialistë të komisariatit të policisë Lushnje dhe të qarkut Fier janë duke zhvilluar kërkime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.
Last Updated on Monday, 30 March 2009 22:51