E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëpërsëritjet që zgjedhjet janë test integrimi tregojnë se akoma nuk ka mentalitet dhe sinqeritet integrues!!

Nga Besi BEKTESHI
Ka diçka tepër interesante në momentet kur mundohemi të porosisim, apo të paralajmërojmë, por edhe të formojmë idenë integruese tonën në Europë. E fundit është porosia e Presidentit të Republikës Topi, mbi rëndësinë e zgjedhjeve të 28 Qershorit si një përmbushje standardesh si një kompleksitet aspiratash dhe detyrash për tu zbatuar, që jep mundësinë për tu integruar. Kuptohet qartë se një hap cilësor i jashtëzakonshëm integrues është 4 prilli kur vendi ynë përfundimisht do të bëjë pjesë në aleancën më të fuqishme ushtarako-politike, por dhe demokratike të botës, që është NATO. Në fakt ky është një moment i lartë integrimi dhe që patjetër duhet duartrokitur, por më shumë duhen duartrokitur dy elementë thelbësor. I pari është populli, që beson sinqerisht dhe i dyti është vetë bota perëndimore që ka arritur të besojë dhe akoma më tepër të veprojë që edhe pse standardet tona për NATO nuk janë vërtetësisht për NATO, të na marrin në pikërisht këtë aleancë politike dhe ushtarake, të botës demokratike. Në fund të fundit të gjithë duhet të besojmë se ne NATO nuk jemi kaq shumë ushtarakisht se sa politikisht dhe kjo nuk mund të jetë një mungesë, se sa një raport që duhet rregulluar me kalimin e kohës dhe që patjetër që do të përmirësohet. Por sot, po fillon përsëri zhurma e plotësimit të standardeve në zgjedhje, jo vetëm të infrastrukturës, kodit dhe marrëdhënieve ligjore, por edhe të një marrëdhënie politike që i çon zgjedhjet në lartësinë e qenies të lira dhe të ndershme. Sepse ky ka qenë edhe problemi jonë. Tani na porosisin të huajt për këtë gjë, tani porosisin dhe premtojnë politikanët tonë në maxhorancë, porosisin dhe kërkojnë ato në minorancë, porosisin dhe kërkojnë ambasadorët në Tiranë dhe kudo ku shkojnë në Shqipëri, porosisin dhe vëzhgojnë vizitorë të lartë të botës perëndimore në Shqipëri.
Porosisin dhe premtojnë vëzhgim, personalitetet si europiane dhe amerikanë, kur në zyrat e tyre hyjnë në botën e qytetëruar qeveritarë, shtetarë, dhe opozitarët tonë. E kështu me radhë dhe me shumicë dhe frekuencë të lartë shumë institucione të larta euro-atlantike.
Por çfarë tregon kjo? Nuk tregon asgjë tjetër, por mentalitetin jo integrues tonin dhe mos besimin e dikujt më lart, në pikërisht integrimin tonë. Në fakt kujt i drejtohen? Bujkut në arë, lypësit në rrugë, tregtarit në tregun e fruta perimeve, taksistit në timon, muratorit në lartësinë 50 metra kur punon, grave shtëpiake kur shohin telenovela, zyrtarëve të vegjël në kafe, biznesmenëve kur shohin bilancet e tyre, studentëve në konvikt dhe atyre në leksion nëqoftëse janë në auditor, të sëmurëve në spitale dhe atyre familjarë të tyre që kanë shkuar të blejnë ilaçet, pensionistëve, apo të papunëve???!!!... Kush prej tyre duhet të plotësojë standarde?? Cili prej tyre, duhet të plotësojë mentalitet integrues?!!
Në fakt të gjithë porositë që bëhen nga ato lart, është njësoj sikur ti bëjnë përpara pasqyrës. Sikur të flasin me veten e tyre. Por që nuk e bëjnë vërtetësisht. Tani e kanë humbur pak konceptin edhe të huajt, duke u drejtuar për shumë e shumë vite radhas me batutën se zgjedhjet janë test integrues dhe kjo është shumë, jo produktive.
Përveç faktit që klasën politike e zgjedh pikërisht ajo përhapje njerzish që unë përmënda më lart, është e kotë të besosh se pikërisht ato, duhet të paralajmërohen për të pasur standarde dhe të bëjnë mirë testin e zgjedhjeve, që ne pastaj të integrohemi. Një qytetar shqiptar në demokraci, ka dy zgjedhje në datën 28 qershor. Momenti i parë është të dalë në zgjedhje e të votojë për kë ka dëshirë, apo ku ja ka qejfi dhe beson me shumë. E dyta është të qëndrojë aty ku ndihet më mirë dhe të mos dalë në zgjedhje, sepse kështu i duket më oportune. Nuk do të ishte preferuar kjo e dyta, sepse unë akoma besoj se këtu duhet votuar, por edhe këtë gjë e ka demokracia, sepse ndryshe do të ishim nën diktaturë që të merrte me zor për të votuar për të njëjtit mostra. Kaq ka të drejtë qytetari, dhe përsëritja e shumtë e fjalëve me integrim të tij se duhen plotësuar standarde është një lloj mërzitje kronike, a thua se qytetarë të këtij vendi nuk duan të integrohen....! Tani, plotësojnë apo nuk plotësojnë standarde ato lart as që ju bën përshtypje atyre poshtë, sepse kanë 18- të vite që dëgjojnë po të njëjtat profka nga goja e të gjithëve që japin leksione vetes së tyre. Sepse kanë hallet e tyre dhe kanë vetëm një detyrë që e kanë kryer deri më tani.
Kanë votuar që të integrohen dhe të futen në NATO dhe BE, apo edhe në botën e qytetëruar. Çfarë liste ju kanë vënë përpara e kanë plotësuar, dhe kanë vendosur verdiktin e tyre me shkrim. Por janë si ato që kanë deleguar, dhe patjetër edhe të huajt që i monitorojnë, që vazhdojnë të përsërisin në mënyrë bajate porositë me teste dhe standarde që janë fjalë të thëna në erë, ngaqë nuk adresohen aty ku duhen, por mundohen të vendosin fajin diku ku nuk është, ose në ajër. Ky vetë është mentalitet, jo integrues. Përderisa si lartësitë politike brenda dhe përfaqësuesit jashtë, porosisin për test integrimi dhe plotësim standardesh në zgjedhje, atëherë të gjithë kuptojnë se zgjedhjet deri më tani, nuk kanë plotësuar vullnetin e sovranit popull. Standardet pastaj janë për shumë institucione, ligje dhe administrim, që përsëri ka të bëjë me klasën politike që ka dalë nga pikërisht këto zgjedhje, që nuk kanë plotësuar në një farë mase edhe vullnetin e sovranit. Patjetër që është një mentalitet jo integrues, sepse duke u përsëritur kaq shumë vite radhazi kanë bërë një dëm të madh në pikërisht sovranin popull. Dëmi është se i pafajshmi rëndohet për fajin që nuk e ka  dhe për më tepër i thuhet akoma sot e kësaj dite, plotëso standarde dhe ke edhe një test zgjedhjesh.
Ka limite çdo porosi dhe më duket se këto limite janë thyer disa herë. Për të mos bërë më lojëra fjalësh në fakt, nuk duhet porositur më dhe paralajmëruar akoma se ky është një test. Ne nuk kemi më teste zgjedhjesh, sepse jemi një vend që konsiderohemi demokratik dhe për më tepër jemi pothuaj në NATO. Ne nuk kemi test zgjedhjesh.
Sepse vetë fjala test do të thotë se po u kalua jeni të integruar ose në rrugë dhe po nuk u kalua... çfarë...!!?? Do na heqin nga Europa? Jo, jo vetëm që nuk na heqin dot, sepse nuk mund të spostohet dot një popull dhe tokë nga vendi i saj Europian sikundër ne jemi, por akoma më tepër, duhet të mësohen që fajtorin e vërtetë si klasa politike e jona dhe të huajt ta deklarojnë me plot zërin dhe me emra dhe mbiemra të qartë. Këto emra dhe mbiemra janë të trupëzuar kudo në klasën tonë politike, dhe janë aty shumë pranë ndërkombëtarëve. E sikur ta zëmë që edhe ky test që janë zgjedhjet nuk plotësohet, dhe para e mbrapa gjykohet, atëherë çfarë do të bëjnë, do të drejtohen dhe kësaj radhe të gjithë popullit dhe ti thonë ...shiko se ti e ka fajin që i zgjedh këto lloj politikanësh...?
Ka mundësi të ndodhë edhe kjo, por.... Në fakt sapo kanë kryer zgjedhjet në Maqedoni dhe Mal të Zi, dhe testimi aty me sa duket ka dalë në rregull dhe janë dy vende që janë shumë më pranë nesh Europës që aspirojmë. Natyrisht janë, se nuk e kanë transformuar në mënyrë trashanike dhe dramatike votën e popullit të tyre. Po pse ka ndodhur kjo?
Kjo ka ndodhur se porosia i është bërë pasqyrës dhe aty kanë parë veten si politikanët dhe të huajt e tyre. Jo popullit, i cili është pothuaj kudo në botë. Atë po e lejove të jetojë pa rregulla loje në demokraci dhe pa standarde, ashtu do të jetojë dhe në Paris. Londër dhe Romë. Por në fakt nuk ndodh kështu, sepse porosia shkon aty ku duhet dhe ka klasë politike që së paku një herë në ditë del përpara pasqyrës. Te ne edhe kur dalin, thyhet pasqyra dhe nuk arrijnë të shohin fytyrën e tyre. Opozita paralajmëron se nuk do të lejojë njerëz pa karta, pozita thotë se jam e vetmja që po i bëj njerëzit me karta, Presidenti paralajmëron test dhe provë për integrimin si në BE dhe NATO, të huajt deklarojnë plotësoni kushtet dhe standardet dhe mbaronin edhe testin e radhës, dhe të gjithë paralajmërojnë e porosisin njeri tjetrin. Në fakt janë të gjithë të integruar. Ai që mbetet pa integrim kur nuk plotësojnë te

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›