E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnjë, policia bllokon 2 pika lojërash fati pa licencë

Seksioni i luftës kundër krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier e ka spostuar këtë herë vëmendjen në qytetin e Lushnjës. Ka qenë një kontroll i ushtuar në dhjetë subjekte të lojërave të fatit në qytetin e Lushnjës, ai që ka bërë të mundur zbulimin e aktiviteteve të jashtëligjshme. Forcat e komisariatit të policisë në këtë kuadër kanë evidentuar se gjatë kontrolleve të ushtuara ka rezultuar se dy objekte ushtrojnë aktivitetin e lojërave të fatit pa licencën përkatëse dhe pa asnjë dokumentacion që lejonte një veprimtari të tillë. Në këtë kuadër janë përgatitur materialet procedurale për veprën penale të organizimit të llotarive të palejuara. Kështu, pas operacionit në fjalë janë ndaluar shtetasit E. B., banues në qytetin e Lushnjës dhe L. Z., po banor i qytetit të Lushnjës. Mësohet se të dy shtetasit nuk kanë qenë të dënuar më parë, e ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 26 aparatura elektronike të lojërave të fatit të tipit "Poker", 9 televizorë, një roletë dhe një kompjuter i pajisur me printer. Tashmë materialet në ngarkimi të dy shtetasve do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për fillimin e procedimit penal në gjendje të lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›