Schauble letër parlamentit gjerman, para votimit të planit për Greqinë
BERLIN - Në një letër drejtuar kryetarit të Parlamentit Federal Gjerman, ministri gjerman i Financave kërkon mbështetjen e planit nga Bundestagu, por shkruan se “nuk përjashtohet mundësia që Greqia të ketë nevojë për ndihmë të mëtejshme”.
Pak orë para votimit në Parlamentin gjerman të planit të shpëtimit për Greqinë, ministri i Financave Wolfgang Schauble i ka dërguar një letër kryetarit të Parlamentit Federal Gjerman, Norbert Lamert.
Në letrën e tij ministri nuk e përjashton mundësinë që Greqia mund të ketë nevojë të mëtejshme për ndihmë financiare. Ai vëren se "mund të mos jetë hera e fundit që Parlamenti gjerman merret me çështjen e ndihmës ekonomike në Greqi."
"Nuk ka garanci se rruga e zgjedhur çon në sukses", thotë se zoti Schauble në letrën e tij. Ai vë në dukje megjithëse parashikimet mund të jenë tepër optimiste, shanset e suksesit të çdo alternativë janë të kufizuara.
Ministri gjerman i financave vuri në dukje, se megjithatë Greqia duhet të zbatojë masat e kontrollit para lëshimit të dozës së parë të ndihmës.
Ai kërkoi konsensunsin e parlamentit pasi sic shkruan, Greqia ka bërë progres në zbatimin e reformave. Z. Schäuble parashikon se në votimin e së hënës, paketa e re e ndihmës do të miratohet madje pa pasur nevojë për votat e opozitës.
Ndërkohë mësohet se nga partia e Merkel, 12 deputetë nuk do ta votojnë planin, gjë që përbën një goditje për kancelaren gjermane