E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja, fusnota me 1244 e Deklaratën e Pavarësisë

BRUKSEL - Bisedimet e radhës mes Prishtinës dhe Beogradit duket se janë përmbyllur me një marrëveshje për përfaqësimin rajonal të Kosovës.

Marrëveshja  u konfirmua edhe nga zëdhënësja e Banoreshës Catherine Ashton, Maja Kocijancic.
Sipas Kocijancic, marrëveshja u arrit për prezantimin e Kosovës në forumet rajonale dhe zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve.

Gazeta Express zbuloi përmbajtjen e shënimit për Kosovën. "Pa paragjykim për pozicionin e palëve për statusin, në përputhje me 1244 dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës", është formulimi i fusnotës, me të cilën Kosova do të përfaqësohet në nismat rajonale.

Ndërkohë, nëpërmjet një dekarate shtypi reagoi edhe eurokomisioneri për zgjerimin, Stefan Fule i vili përgëzoi palët për marrëveshjet e arritura pas bisedimeve maratonë në Bruksel.

Arritja e marrëveshjes për të lejuar përfaqësimin në organizimet rajonale, është kusht për Serbinë që të shpërblehet me statusin e kandidatit evropian nga ministrat e jashtëm të BE-së, javën e ardhshme në Bruksel.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Stefanoviç: Marrëveshja, në përputhje me interesat e Serbisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›