VV: Republika po reduktohet edhe në substancë
PRISHTINE - Përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Xhelal Sveçla dhe Puhie Demaku, zhvilluan të premten një takim me europarlamentarët, Tanja Fajon dhe Knut Fleckenstein.
Në një komunikatë të “Vetëvendosje”-s theksohet se gjatë takimit përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje shpalosën qëndrimin e tyre lidhur me proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova.
Lideri Albin Kurti ka shprehur shqetësimin lidhur me koncesionet që po bëhen si rezultat i dialogut Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se nuk po reduktohet Republika vetëm në emër, por edhe në substancë. Kurti po ashtu kërkoi që BE-ja të ushtrojë më shumë presion ndaj Serbisë pasi mënyra se si e trajtojnë aktualisht nuk e disiplinon, e për më tepër, as nuk e ndryshon atë.
Nga ana tjetër, kumtohet se europarlamentarët Fajon dhe Fleckenstein shprehën interesimin e tyre lidhur me qëndrimet dhe zgjidhjet e ofruara nga Lëvizja “Vetëvendosje”, në adresimin e çështjeve të ngritura gjatë diskutimit- zhvillimin ekonomik dhe mungesën e vendeve të punës, çështja e veriut, mangësitë e gjyqësorit dhe roli i BE-së në Kosovë.
(er.nu/tg/BalkanWeb)