E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-3700-ta rruget pushtohen nga ujerat e zeza plehrat i sheh kudo

Rrugët pushtohen nga ujërat e zeza, plehrat i sheh të hedhura kudo, mungojnë kanalizimet dhe trotuaret, kjo është vërtet një pjesë e panoramës që askush nuk do të donte ta shihte në zonën ku banon.

Zona e njohur nga banorët me emrin “Ish-3700-ta”, vuan mungesën e infrastrukturës urbanistike, ndërkohë që ujërat e zeza kanë pushtuar rrugën.

Banorët shprehen të zhgënjyer që shqetësimi i tyre ka rënë në vesh të shurdhët, që Bashkia e Tiranës dhe njësia nr. 4, i kanë lënë në mëshirë të fatit.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›